Përse e bëjnë?
ÇDO vit, Dëshmitarë të Jehovait nga mbarë bota grumbullohen me mijëra nëpër kongrese. Atje, ata gëzojnë miqësinë me njëri-tjetrin dhe dëgjojnë një program të shkëlqyer të mësimit biblik. Disa bëjnë përpjekje të mëdha për të marrë pjesë në këto kongrese. Për shembull, vitin e kaluar, në Malajvi, një çift rreth të 60-ave, bashkë me djalin e vet, gruan e tij dhe fëmijën e tyre të vogël, bënë 80 kilometra me biçikletë, për të marrë pjesë në kongres. Ata u nisën nga fshati ku banojnë në orën gjashtë të mëngjesit dhe mbërritën në vendin ku mbahej kongresi pas 15 orësh.
Në Mozambik, një grup udhëtoi tri ditë me biçikletë për të marrë pjesë në kongres. Një natë, ndërsa fushonin jashtë, ata dëgjuan luanët të ulërinin diku pranë. Megjithëse hodhën dru zjarri në drejtim të kafshëve, luanët qëndruan aty pranë deri në agim. Një Dëshmitar tjetër që udhëtonte për në të njëjtin kongres, në rrugë u ndodh ballë për ballë me një luan. Ai qëndroi i qetë pa lëvizur, derisa luani u largua. Në kongres, këta Dëshmitarë treguan me gëzim se si kishin ‘shpëtuar nga goja e luanit’.—2. Timoteut 4:17.
Shumë Dëshmitarë të Jehovait bëjnë përpjekje të mëdha për të marrë pjesë nëpër kongrese, apo madje edhe në mbledhjet javore të kongregacionit, që bëhen për të adhuruar. Pse? Artikujt vijues do të të ndihmojnë të kuptosh se përse të mbledhurit së bashku është kaq i rëndësishëm.