BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/2 f. 32
  • A do ta shkatërrojë Perëndia botën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A do ta shkatërrojë Perëndia botën?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/2 f. 32

A do ta shkatërrojë Perëndia botën?

SIPAS papa Gjon Pavlit II, njerëzit mund ta presin të ardhmen me padurim, me një ndjenjë sigurie. Përgjatë historisë, vërejti ai, «njerëzit kanë vazhduar të kryejnë mëkate, ndoshta edhe më të mëdha se ato të përshkruara për kohën para përmbytjes». Por megjithëse është kështu, shpjegoi papa, «nga fjalët e besëlidhjes që Perëndia bëri me Noen, kuptojmë se tani nuk ka asnjë mëkat që mund ta bëjë Perëndinë të shkatërrojë atë botë që ai vetë krijoi».

A është e vërtetë që Perëndia nuk do ta shkatërrojë kurrë botën? Bibla pohon se pas Përmbytjes, Perëndia i tha Noes: «Nuk do të shfaroset më çdo mish nga ujërat e një përmbytjeje dhe nuk do të ndodhë më një përmbytje, për ta çuar në rrënim tokën.» (Zanafilla 9:11, BR) Papa thotë se me këto fjalë, Perëndia «e detyroi veten ta ruajë [tokën] nga shkatërrimi».

Bibla e bën të qartë se Krijuesi nuk do të lejojë që planeti ynë të shkatërrohet. «Toka mbetet përjetë»,—thotë Bibla. (Predikuesi 1:4) Por nga Përmbytja duhet mësuar diçka më shumë, diçka për të cilën papa nuk tha asgjë.

Jezui tha se në kohën e pranisë së tij të ardhshme, kushtet në tokë do të ishin «ashtu si në ditët e Noes», kur njerëzit «nuk kuptuan asgjë, derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë». (Mateu 24:37-39) Ngjashëm, apostulli Pjetër shkroi se ashtu si «bota e asaj kohe pësoi shkatërrimin, kur u përmbyt me ujë», po kështu edhe «dita e gjykimit dhe e shkatërrimit të njerëzve të paperëndishëm» kërcënon botën e tanishme.—2. Pjetrit 3:5-7, BR.

A e harruan besëlidhjen e Perëndisë me Noen, Jezui dhe Pjetri? Patjetër që jo! Ashtu siç deklaroi në besëlidhjen me Noen, Perëndia nuk do të përdorë ujërat e përmbytjes për t’i dhënë fund këtij sistemi të lig gjërash. Në vend të tyre, ai do të përdorë fuqinë e «Mbretit të mbretërve dhe të Zotërisë së Zotërinjve», Jezu Krishtit. (Zbulesa [Apokalipsi] 19:11-21, BR) Prandaj, sipas Biblës, toka nuk do të shkatërrohet, por «bota» e njerëzimit të lig do të marrë fund patjetër. (Fjalët e urta 2:21, 22; Zbulesa 11:18) Pas kësaj, «të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë gjithnjë në të».—Psalmi 37:29.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo