BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/11 f. 32
  • Netë pa gjumë që ishin dobiprurëse

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Netë pa gjumë që ishin dobiprurëse
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/11 f. 32

Netë pa gjumë që ishin dobiprurëse

EDHE mbretërit kalojnë netë pa gjumë. Një sundimtar i fuqishëm persian në shekullin e pestë p.e.s., Asuero, përjetoi një prej tyre. Ndoshta duke menduar se kishte lënë pas dore ndonjë detyrë, bëri që t’i lexoheshin regjistrat mbretërorë. Ai mori vesh se një shërbëtor i besueshëm, Mardokeu, kishte penguar kryerjen e një komploti vrasjeje, por nuk ishte shpërblyer. Asuero vendosi ta ndreqte menjëherë këtë pakujdesi. Efektet dobiprurëse të veprimeve të tij mbi popullin e Perëndisë, tregojnë se pagjumësia e mbretit ishte shkaktuar në mënyrë hyjnore.​—Estera 6:1-10.

Kongregacioni i Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin bregdetar afrikano-jugor të Hermanusit, ka arsye për ta mbajtur mend këtë fragment të Biblës. Ata mblidheshin në një sallë të marrë me qira. Për shumë vite, ishin përpjekur të blinin një pronë, për të ndërtuar Sallën e tyre të Mbretërisë. Më në fund, në vitin 1991, nga Këshilli i Qytetit iu ofrua një truall i klasit të parë.

Megjithatë, disa e kundërshtuan shitjen e këtij trualli Dëshmitarëve të Jehovait. Pas një vonese prej disa muajsh, kongregacioni u informua se për shitjen e pronave kishave, ishte shpallur një moratorium dhe oferta e truallit ishte tërhequr. Në maj të 1993-shit, kongregacioni shkroi përsëri, duke i kërkuar këshillit që ta rishqyrtonte vendimin e tij. Në përgjigje ata morën një letër me një fjali të vetme, që thoshte se moratoriumi ishte ende detyrues.

Në tetor të atij viti, një prej këshilltarëve të qytetit kaloi një natë pa gjumë. Ajo e kaloi kohën duke shfletuar procesverbalet e vjetër të këshillit, për të parë nëse ndonjë çështje kishte nevojë t’i kushtohej vëmendje. Vëmendjen e saj e tërhoqi letra e shkruar nga Dëshmitarët, në të cilën këshillit i kërkohej të rishqyrtonte vendimin e tij. Kështu që ajo vendosi ta shkruante këtë çështje në bllokun e shënimeve, për mbledhjen e tyre të ardhshme. Ajo dëshironte të vinte në dukje faktin që Dëshmitarët e Jehovait e kishin bërë kërkesën për truall, përpara se të shpallej moratoriumi mbi pronësinë për kishat.

Në kohën e duhur, kongregacioni u vendos në të njëjtën pronë që i ishte ofruar fillimisht në 1991-shin! Ajo ndodhet në rrugën kryesore, në të cilën anëtarët e kongregacionit dhe personat e interesuar mund të shkojnë lehtë. Ata kanë ndërtuar një Sallë Mbretërie tërheqëse, e cila iu dedikua Jehovait më 5 tetor 1996.

Megjithëse kongregacionit i vjen keq për parehatinë e një nate pa gjumë të këshilltares, ajo mund të ngushëllohet nga fakti se edhe mbreti Asuero kaloi një natë të tillë. Në të dyja rastet, rezultati ishte dobiprurës. Kongregacioni në Hermanus është sigurisht shumë mirënjohës që ka Sallën e Mbretërisë të vetën, një qendër për adhurimin e pastër dhe stërvitjen teokratike në këtë qytet të populluar bregdetar.​—Hebrenjve 10:24, 25.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo