BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/11 f. 3-4
  • A dëshiron me zjarr një botë të drejtë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A dëshiron me zjarr një botë të drejtë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Material i ngjashëm
  • Si të reagojmë ndaj padrejtësive
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Mund t’u bësh ballë padrejtësive!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • A do të dëgjohet ndonjëherë thirrja për drejtësi?
    Tema të tjera
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/11 f. 3-4

A dëshiron me zjarr një botë të drejtë?

NJË anije lundrimi prej druri me tre direkë dhe dy kuverta, i afrohet brigjeve të atij që tani është Kepi i Kodit, në Masaçusets të SHBA-së. Ekuipazhi i anijes dhe të 101 pasagjerët në bord, janë të rraskapitur nga qëndrimi në det për 66 ditë. Duke kërkuar t’i shpëtojnë persekutimit fetar dhe vështirësive ekonomike, ata kanë bërë një udhëtim të mundimshëm përmes oqeanit Atlantik.

Kur pasagjerët e kësaj anijeje, Lulja e majit, më 11 nëntor 1620 panë tokë, sytë e tyre rrëzëllyen nga shpresa për një fillim të ri. Duke dëshiruar të hidhnin themelin për një botë më të mirë, shumica e pasagjerëve burra të anijes, nënshkruajnë marrëveshjen Lulja e majit. Në të ata bien dakord që të dekretojnë «ligje të drejta dhe të paanshme» për «të mirën e përgjithshme të kolonisë». A u bë realitet ëndrra e tyre për një botë të drejtë, pra, për një botë që është moralisht e drejtë dhe e barabartë për këdo?

Edhe pse marrëveshja e nënshkruar në bordin e Lules së majit konsiderohet si një prej gurëve të qoshes të sistemit amerikan të qeverisjes, në Amerikë padrejtësia është një gjë e zakonshme, ashtu siç është edhe rreth e rrotull botës. Për shembull, merr rastin e një burri që u qëllua nga policia, ndërsa përpiqej t’ia mbathte pasi kishte vjedhur dhe qëlluar pronarin e një dyqani. Ai paditi policinë dhe qytetin e Nju Jorkut dhe si dëmshpërblim fitoi miliona dollarë.

Merr një shembull tjetër. Ndërkohë që studentët e shkollës ligjore po jepnin provimin e avokatisë në Pasedena të Kalifornisë, njëri prej tyre pësoi një atak dhe u shemb përdhe. Dy studentë që ndodheshin pranë tij, i bënë menjëherë një rigjallërim kardiopulmonar, derisa mbërritën ndihmësmjekët. Duke ndihmuar atë burrë, ata harxhuan 40 minuta. Por kur kërkuan kompensimin e kohës, për të përfunduar provimin, nëpunësi i avokaturës refuzoi.

Ekziston, gjithashtu, çështja e dënimit për veprimtari kriminale. Analisti në fushën e ekonomisë, Ed Rubenstein, vë në dukje: «Shumica e krimeve nuk rezultojnë kurrë në arrestim. Shumë prej atyre që janë të arrestuar, nuk ndiqen penalisht. Shumë të dënuar janë liruar me kusht. Dënimi i pritur, nga pikëpamja e kriminelit, është një mundësi, jo një siguri.» Duke përdorur të dhënat mbi vjedhjet, ai përfundon se një hajdut i mundshëm «do të shpëtojë nga më shumë se 98 për qind e periudhës së burgimit». Rreziku i ulët i dënimit, çon në më shumë kriminalitet dhe viktima krimesh.​—Predikuesi 8:11.

Në shumë vende, një pakicë e pasur vazhdon të pasurohet, ndërkohë që masat e varfra hasin padrejtësinë ekonomike. Një padrejtësi e tillë mbizotëron kur njerëzit, për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes etnike, gjuhës, seksit apo fesë, kanë pak mundësi për ta përmirësuar gjendjen e tyre apo qoftë edhe për të mbajtur veten. Për shembull, sipas The New York Times «afërsisht çereku i një miliard qeniesh njerëzore në Azinë Jugore të dominuar nga hindusët, shumica e tyre në Indi dhe Nepal, kanë lindur dhe vdekur si të paprekshëm». Rezultati është që me miliona njerëz janë shkatërruar nga varfëria, uria dhe sëmundjet. Padrejtësia e përshkon jetën e tyre nga djepi deri në varr.

Ç’të themi për padrejtësitë e dukshme, që janë jashtë kontrollit njerëzor? Mendo për foshnjat e ardhura në jetë me defekte të lindura: të verbra, me zhvillim të vonshëm apo të deformuara. A nuk do të provonte një ndjenjë padrejtësie një grua, nëse foshnja e saj do të lindte e gjymtuar apo e vdekur, ndërkohë që gratë pranë saj ledhatojnë fëmijë të shëndetshëm?

Mjerisht, padrejtësia është me bollëk e po kështu edhe pasojat e saj: vuajtje e pamasë dhe mungesë paqeje, gëzimi dhe kënaqësie. Të skandalizuar nga padrejtësia për të cilën janë dëshmitarë apo që përjetojnë, shumë persona i janë drejtuar dhunës, vetëm për të shtuar vuajtjet njerëzore. Shumica e luftërave janë zhvilluar për shkak të padrejtësisë që vërehet.

Përse njeriu nuk ka arritur të sjellë një botë të drejtë? A është një botë e tillë vetëm një ëndërr?

[Burimi i figurës në faqen 3]

Corbis-Bettmann

[Figura në faqen 4]

Nënshkrimi i marrëveshjes Lulja e majit

[Burimi]

Corbis-Bettmann

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo