BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/9 f. 3
  • Kohë të vështira për të moshuarit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kohë të vështira për të moshuarit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Material i ngjashëm
  • Të kujdesemi për të moshuarit​—Një përgjegjësi e krishterë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Si duhet t’i trajtojmë të moshuarit?
    Zgjohuni!—2004
  • Të nderojmë prindërit tanë të moshuar
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Perëndia kujdeset për të moshuarit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/9 f. 3

Kohë të vështira për të moshuarit

MAMA ONIAN, e cila është 68 vjeçe, jeton në një qytet të madh afrikano-perëndimor. Kur ishte më e re, ajo ëndërronte t’i gëzonte vitet e pleqërisë, e tërhequr në qetësinë e saj prej pensionisteje, e rrethuar nga fëmijët dhe nipërit. Në vend të kësaj, ajo i kalon ditët duke shitur ujë të pijshëm të ftohtë nën diellin tropikal. Ajo pak që fiton e ndihmon për të mbijetuar. Dy djemtë e saj jetojnë në një shtet tjetër të largët. Ka kaluar shumë kohë që kur ata i dërgonin ndonjë para.

Në të kaluarën, në Afrikë të moshuarit vlerësoheshin shumë. Ata respektoheshin për përvojën dhe njohurinë e tyre, bashkë me mençurinë dhe gjykimin që sjellin shpesh këto. Ata ndihmonin në rritjen e nipërve. Më të rinjtë kërkonin këshillën dhe miratimin e tyre. Njerëzit jetonin sipas këshillës biblike: «Çohu në këmbë para atij që ka kokën të zbardhur, nderoje plakun [plakën].»​—Levitiku 19:32.

Kohët kanë ndryshuar. Varfëria, inflacioni, papunësia dhe migrimi masiv drejt qyteteve, i ka lënë shumë prej të moshuarve që të kujdesen vetë për veten. Drejtori i organizatës së Ndihmës për të moshuarit e Kenias, Kamilus Uere, thotë: «Tradita e mbështetjes dhe e kujdesit për të moshuarit, është bërë gjithnjë e më dobët.»

Sigurisht që dobësimi i lidhjeve familjare nuk i përket vetëm shteteve afrikane. Duke folur për Japoninë, Guardian Weekly raporton: «Dashuria birnore ishte guri i themelit i një sistemi japonez vlerash të trashëguara nga konfucianizmi, por ai nuk i mbijetoi urbanizimit dhe dobësimit të lidhjeve familjare: sot, 85 për qind e japonezëve vdesin nëpër spitale apo azile pleqsh.»

Cilado qoftë situata, ata që me të vërtetë dëshirojnë t’i pëlqejnë Perëndisë, përpiqen t’i nderojnë prindërit e tyre. Ata ia vënë veshin këshillës biblike: «Ndero babanë tënd dhe nënën tënde . . . që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe.» (Efesianëve 6:2, 3) Edhe pse nuk është gjithmonë e lehtë t’i nderosh dhe të kujdesesh për prindërit e moshuar, kjo mund të sjellë shpërblime të pasura.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo