BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/8 f. 30
  • Libra, libra, libra!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Libra, libra, libra!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/8 f. 30

Libra, libra, libra!

«Shkruhen shumë libra, por nuk mbarohet kurrë kjo punë»,​—shkroi Solomoni, mbret i mençur i lashtësisë. (Predikuesi 12:12) Gjatë 1995-s, në Britani ishte botuar afërsisht një libër i ri për çdo 580 persona, duke e bërë atë vend kryesuesin e botës në botimin e titujve të librave të rinj. Kina, vendi më i populluar, e krahasuar me 95.015 botimet e Britanisë, u radhit e dyta me 92.972 botime. Më pas, vinte Gjermania (67.206 tituj) dhe pas saj vinin Shtetet e Bashkuara (49.276) me Francën (41.234). «Shumë nga kryesimi i Britanisë në botë është vetëm për shkak se anglishtja është një gjuhë e përdorur gjerësisht»,​—vëren gazeta londineze The Daily Telegraph.

Raportet tregojnë se tregu i shitjes së librave ka qenë në rënie për disa vjet dhe tani vetëm 80 për qind e të rriturve në Britani blejnë një apo më shumë libra në vit. Por, a i lexojnë njerëzit të gjithë librat që blejnë?

Një libër që vazhdon të jetë si më i shpërndari, ashtu edhe më i lexuari është Bibla, tani e disponueshme në pjesë apo si e tërë në mbi 2.120 gjuhë. Nëse ende nuk zotëron një kopje të saj, lidhu me zyrën e Shoqatës Watch Tower që ke më pranë, për të marrë një. Nëse ke një Bibël, nxirre dhe kërko referimet biblike që shfaqen në artikujt e kësaj reviste. Duke bërë kështu, do të zbulosh njohurinë jetëdhënëse të Biblës.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo