«Xhevahire të së vërtetës»
«Xhevahire të së vërtetës.» Kështu i përshkruan dy revistat speciale një letër drejtuar degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Nigeri. Shkruesi i letrës, një i ri, shpjegon:
«Po ju shkruaj për t’ju shprehur falënderimet e mia të sinqerta për përpjekjet tuaja në prekjen faktike të të gjitha aspekteve të jetës së përditshme me anë të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!.
Jam 17 vjeç. Vitin që kaloi, një stacion i radios lokale sponsorizoi një konkurs esesh mbi temën: ‘Dashuria qarkon më shumë sesa marrëdhëniet seksuale: SIDA është reale.’ Çdo ese nuk duhej të kishte më pak se katërqind fjalë. Esesë më të mirë i jepej një çmim prej 1.000 nairash [12,50$ amerikanë]. Natyrisht, transmetuesit e radios thanë se njerëzit nuk duhej të shkruanin vetëm për të fituar një çmim, por në vend të kësaj, për të mësuar diçka. . . .
Për SIDA-n gjeta informacion në të dyja revistat. Lidhur me dashurinë kishte një numër të pafund artikujsh. Përdora pikat nga revista Zgjohuni! e 8 gushtit 1978.
Rreth dy muaj pasi kisha dërguar esenë time, u botuan rezultatet. Për habinë time, unë kisha dalë i pari në shtetet Kros River dhe Akua Ibom!
Të gjithë informacionin që përdora e mora nga revistat. Është vërtet e mrekullueshme që Jehovai siguron informacion në kohën e duhur për ne, në këtë botë të trazuar e të sëmurë. Si të krishterë të vërtetë, ne e dimë se në dashuri ka shumë, shumë më tepër sesa seksi. Dhe, pa dyshim, jeta e pastër morale na mbron nga sëmundje si SIDA.
Ndihem i detyruar t’ju falënderoj për këto xhevahire të së vërtetës që nxirrni pa u lodhur. Vazhdoftë Jehovai t’i bekojë përpjekjet tuaja, ndërsa na siguroni këto revista të çmuara.»