BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/7 f. 32
  • Kur ju vizitojnë Dëshmitarët e Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur ju vizitojnë Dëshmitarët e Jehovait
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/7 f. 32

Kur ju vizitojnë Dëshmitarët e Jehovait

Çfarë duhet të bëjnë katolikët kur një Dëshmitar i Jehovait i viziton në shtëpinë e tyre? Një botim i kohëve të fundit i përgatitur nga Zyra Kombëtare e Katekizmit e Konferencës së Peshkopëve italianë thoshte: «Refuzimi me mirësjellje, por megjithatë me vendosmëri për të biseduar me një Dëshmitar të Jehovait, nuk është në këtë rast e pasjellshme.»

Jo të gjithë katolikët janë të një mendimi lidhur me këtë, siç tregohet nga një letër dërguar të përditshmes Gazzetta del Mezzogiorno nga një burrë që jetonte në Foxhia të Italisë:

«Unë nuk jam Dëshmitar i Jehovait. Jam katolik. Por çuditem nga disa rregulla që kisha imponon mbi anëtarët besimplotë të saj, duke u thënë atyre që të ngjisin shënimet nëpër dyert e tyre, për të përzënë Dëshmitarët e Jehovait. Këta njerëz, në fund të fundit, thjesht janë duke predikuar Fjalën e Perëndisë dhe duke i ndihmuar të tjerët që të kenë një njohuri më të thellë rreth Biblës. Këto udhëzime se si të shmangim Dëshmitarët e Jehovait më sjellin ndër mend kohën, kur Italia ishte prekur nga kolera dhe ne ishim këshilluar se si të shmangnim infektimin prej saj.

Sipas mendimit tim, kjo tregon se kisha i dikton rregullat e veta pa marrë parasysh dëshirat e anëtarëve të besueshëm katolikë. Por ka disa vjet deri tani që kam parë se edhe katolikët po shkojnë nga shtëpia në shtëpi, duke vizituar edhe shtëpitë e Dëshmitarëve të Jehovait; e ata i lejojnë të hyjnë brenda, duke biseduar me ta pa hedhur poshtë askënd.»

Dëshmitarët e Jehovait nuk i detyrojnë njerëzit të pranojnë mesazhin e tyre. Përkundrazi, ata përpiqen të ndajnë me të tjerët shpresën që ofron Fjala e Perëndisë, të cilën ata vetë kanë parë se është ngushëlluese në këto kohë të mundimshme. Duke shkuar shtëpi më shtëpi, si edhe duke folur me ata që takojnë në rrugë, Dëshmitarët e Jehovait ndajnë lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë me ata që janë të gatshëm për të dëgjuar.​—Mateu 24:14; Veprat 5:42; 17:17.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo