BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/5 f. 32
  • Të mbajmë zgjedhën në rini

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të mbajmë zgjedhën në rini
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/5 f. 32

Të mbajmë zgjedhën në rini

NË KËTO «ditë kritike, të vështira për t’u trajtuar», të rinjtë hasin presione të rënda. (2. Timoteut 3:1, BR) Ata bombardohen çdo ditë me një propagandë që inkurajon imoralitetin, pirjen e duhanit dhe forma të tjera të zakoneve shkatërrimtare. Ata që ndjekin normat e Biblës mund të vihen në lojë ngaqë nuk pranojnë të shkojnë bashkë me turmën dhe disa të krishterë mund të mendojnë se do të ishte më e lehtë të dorëzoheshin.

Aty nga fundi i shekullit të shtatë p.e.s., Jeremia shkroi: «Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.» (Vajtimet 3:27) Ç’donte të thoshte? Që nëse mësojmë të përballojmë sprovat ndërsa jemi të rinj, do të jemi të ndihmuar që të përgatitemi për t’u bërë ballë sfidave të jetës si të rritur. Hallet, edhe pse nuk na pëlqejnë, janë të pashmangshme për të krishterët, si për të rinjtë dhe për të rriturit. (2. Timoteut 3:12) Por dobitë e besueshmërisë tejkalojnë në një masë të madhe çdo lehtësim të përkohshëm që mund të sjell kompromisi.

Nëse je një i ri, përballoji sprovat sy për sy. Kur të tundohesh për t’u futur në sjellje të gabuar, mos prano të bësh kompromis. Edhe pse për momentin kjo mund të jetë e vështirë, në rrugën e gjatë të jetës ke për të pasur më pak ankthe. Jezui premtoi: «Merrni mbi vete zgjedhën time . . . dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë.»​—Mateu 11:29, 30.

Pranoje sfidën për të jetuar sipas parimeve të Biblës. Duke bërë kështu, do të kesh tani rrugën më të mirë të jetës dhe një shpresë të sigurt për të ardhmen. Siç pohon Bibla: «Bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë.»​—1. Gjonit 2:17.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo