BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/2 f. 32
  • E vërteta mbi ferrin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • E vërteta mbi ferrin
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/2 f. 32

E vërteta mbi ferrin

NJË RAPORT nga komisioni i doktrinës së Kishës Anglikane thotë se, në fund të fundit ferri nuk është një furrë e zjarrtë; përkundrazi, ai është një vend abstrakt i asgjëje. «Ka shumë arsye për këtë ndryshim,​—shpjegon raporti,​—por mes tyre kanë qenë edhe protestat morale si nga brenda, ashtu dhe nga jashtë besimit të krishterë kundër një feje që ngjall frikë, si dhe një ndjenjë në rritje se koncepti i Perëndisë, i cili i dorëzoi me miliona në mundim të përjetshëm, ishte shumë larg zbulesës së dashurisë së Perëndisë në Krishtin.»

Ky shqetësim nga pikëpamja tradicionale mbi ferrin, nuk është vetëm për Kishën e Anglisë. Për njerëz të sekteve të ndryshme fetare, është e vështirë që të adhurojnë një Perëndi hakmarrës, i cili i bën shkrumb e hi mëkatarët. «Njerëzit dëshirojnë një Perëndi që është i ngrohtë dhe ledhatar,​—thotë Jackson Carroll, profesor i fesë dhe sociologjisë në shkollën Duke University’s Divinity.​—Është në kundërshtim me kulturën e sotme të flitet për mëkat dhe faj.»

Dëshmitarët e Jehovait kanë besuar prej shumë kohësh se ferri, siç mëson Bibla, është thjesht varri i përbashkët i njerëzimit të vdekur, jo një vend torturimi me zjarr. Ata e besojnë këtë pikëpamje, jo sepse ajo është e popullarizuar, por për shkak të asaj që thotë Bibla: «Të vdekurit nuk dinë asgjë . . . në Sheol [‘ferr’, versioni katolik Douay Version] ku po shkon nuk ka më as punë, as mendim, as njohuri dhe as dituri.»​—Eklisiastiu 9:5, 10.

Me këtë kuptueshmëri të qartë në lidhje me gjendjen e të vdekurve, Charles Taze Russell, presidenti i parë i Shoqatës Watch Tower, shkroi më 1896: «Ne nuk gjejmë [në Bibël] një vend të tillë torturimi të përjetshëm, siç mësojnë në mënyrë të gabuar kredot, librat e këngëve kishtare dhe shumë katedra priftërore. Megjithatë, ne kemi gjetur një ‘ferr’, sheol, hades, me të cilin u dënua e gjithë raca jonë për shkak të mëkatit të Adamit dhe prej të cilit jemi shpenguar të gjithë nëpërmjet vdekjes së Zotërisë sonë; dhe ai ‘ferr’ është varri, gjendja e vdekjes.»

Prandaj, për më shumë se një shekull, Dëshmitarët e Jehovait kanë mësuar të vërtetën biblike mbi ferrin.

[Figura në faqen 32]

Charles T. Russell

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo