Kush duhet fajësuar për luftën?
A DUHET fajësuar Perëndia për luftërat e njerëzimit? «Jo, Perëndia nuk e do luftën.» Kështu iu përgjigj kësaj pyetjeje Martin Niemöller, një klerik protestant gjerman shumë i njohur, menjëherë pas mbarimit të Luftës II Botërore. Komentet e tij u botuan në vitin 1946, në librin e titulluar O Perëndi, shiko nga qielli: Gjashtë predikimet (Ach Gott vom Himmel sieh darein: Sechs Predigten).a Libri thotë:
«Kushdo që dëshiron të fajësojë Perëndinë për [luftërat] nuk e njeh, apo nuk dëshiron ta njohë, Fjalën e Perëndisë. Natyrisht, është një çështje tjetër nëse ne të krishterët kemi apo jo një pjesë të madhe të fajit për luftërat e pashtershme. Dhe ne nuk mund t’i bëjmë bisht kësaj pyetjeje me kaq lehtësi. . . . Mund të kujtojmë, gjithashtu, me saktësi se kishat e krishtere, gjatë gjithë kohëve, kanë ofruar vazhdimisht shërbesat e tyre në bekimin e luftërave, trupave dhe armëve, duke u lutur në një mënyrë aspak të krishterë për shkatërrimin e armiqve të tyre në luftë. I gjithë ky është faji ynë dhe faji i baballarëve tanë, por në asnjë mënyrë nuk duhet fajësuar Perëndia. Sot, ne të krishterët qëndrojmë kokulur para një sekti, siç i quajnë Studentët e Sinqertë të Biblës [Dëshmitarët e Jehovait], të cilët me qindra e mijëra u dërguan nëpër kampet e përqendrimit dhe [madje] vdiqën, pasi nuk pranuan të shërbenin në luftë dhe të hapnin zjarr mbi njerëzit.»
Në këto ditë, më se 50 vjet pas Luftës II Botërore, fjalët e Niemöllerit shërbejnë si ushqim për mendjet e njerëzve paqedashës. Jo, nuk duhet fajësuar Perëndia për gjakderdhjet e kombeve! Në fakt, me anë të adhuruesve të tij të vërtetë, të cilët nuk marrin pjesë në konfliktet e botës, Perëndia po shpall fundin shumë të afërt të të gjitha luftërave.—Psalmi 46:9; Gjoni 17:16.
[Shënimi]
a Predikimet e Martin Niemöller u botuan më vonë në anglisht, në librin Of Guilt and Hope. Megjithatë, versioni në anglisht ndryshon nga teksti origjinal në gjermanisht, prandaj ky citim është përkthyer direkt nga gjermanishtja.
[Burimi i figurës në faqen 32]
USAF foto