BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/11 f. 24
  • Ripohohet e drejta për miratim të informuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ripohohet e drejta për miratim të informuar
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/11 f. 24

Ripohohet e drejta për miratim të informuar

NJË vendim i kohëve të fundit, i shpallur nga gjykatësi për Hetimet Paraprake nga Gjykata e Mesinës, në Itali, ripohonte se dëshirat mjekësore të një pacienti të rritur janë të detyrueshme për mjekët. Vendimi gjyqësor u dha në një rast që përfshinte një Dëshmitar të Jehovait.

Në janar 1994, Antonino Stelario Lentini, një pacient Dëshmitar hemofilik 64-vjeçar, u çua me nxitim në një spital, në Taomina, Mesina. Katena, gruaja e Antoninos, i bëri të ditur personelit të spitalit se si Dëshmitarë të Jehovait, ajo dhe i shoqi i saj nuk do të miratonin një kurë me transfuzion gjaku. (Veprat 15:20, 28, 29) Dëshira e tyre u respektua.

Megjithatë, gjatë transportit për në një qendër tjetër të kujdesit shëndetësor, Antonino pati një ndalim të frymëmarrjes dhe gjendja e tij arriti në një pikë kritike. S’e çoi shumë gjatë dhe ai vdiq. Katena ndihej e shkatërruar, por gjeti ngushëllim të madh në premtimin e Biblës për ringjallje. (Veprat 24:15) Më pas, për habinë e saj të madhe, gjykatësit, ndoshta të keqinformuar nga lajmet e pasakta të propaganduara nga mjetet e shtypit dhe të informacionit, ngritën kundër saj akuzën se kishte shkaktuar vdekjen e të shoqit, sepse nuk kishte pranuar që atij t’i bëhej operacioni, të cilin mjekët e konsideronin të nevojshëm.

Pas më shumë se një viti, më 11 korrik 1995, Katena u shfajësua, pasi nuk kishte kryer asnjë krim. Në fakt, dëshmia e mjekëve specialistë tregonte se nga shqyrtimi i gjendjes së pacientit, në çdo rast ndërhyrja kirurgjikale do të kishte qenë e kotë.

Megjithatë, deklaratat e gjykatësit pasqyronin çështjen kryesore. Ai theksonte se është e vështirë për gjykatën të pranojë idenë se personeli mjekësor duhet të ndërhyjë, kur trajtimi refuzohet nga pacienti ose nga personi që e paraqet atë. Kodi mjekësor deontologjik në Itali, shtoi ai, «parashikon nevojën e sigurimit të miratimit të informuar për personin e interesuar, para çdo ndërhyrjeje». Kështu, ai deklaroi se Katena «e pengoi ligjshmërisht të shoqin që t’i nënshtrohej një operacioni të tillë».

Ky arsyetim ripohon të drejtën e një të rrituri për të refuzuar kura mjekësore, që bien ndesh me dëshirat e tij apo e saj.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo