BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/11 f. 32
  • «Të gjithë ne i përkasim të njëjtës familje»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Të gjithë ne i përkasim të njëjtës familje»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/11 f. 32

«Të gjithë ne i përkasim të njëjtës familje»

NË VITET e fundit, paragjykimi fetar dhe racizmi janë përhapur në mbarë tokën. Ndryshimet etnike kanë nxitur vrasjet, torturat dhe mizori të tjera të turpshme. Sipas një raporti të Amnesty International, në vitin 1994, dhunimi i të drejtave njerëzore ka detyruar mbi 23 milionë njerëz në mbarë botën të lënë shtëpitë e tyre.

Vetëm në Ruanda, u masakruan pothuajse 500.000 persona dhe më shumë se 2.000.000 të tjerë u bënë refugjatë pas dhunës që shpërtheu ndërmjet fiseve tutsi dhe hutu. Gazeta belge Le Soir thotë se «Dëshmitarët e Jehovait kanë qenë veçanërisht të persekutuar, pasi nuk kanë pranuar të marrin armët». Dëshmitarët e Jehovait nuk marrin pjesë në konfliktet e armatosura e megjithatë, me qindra prej tyre janë vrarë nga dhuna. Kjo na sjell ndër mend fjalët që Jezui u tha dishepujve të tij: «Sepse nuk jeni nga bota, . . . prandaj bota ju urren.»​—Gjoni 15:19.

Një familje Dëshmitarësh, Euzhen Ntabana, gruaja e tij dhe dy fëmijët, jetonin në kryeqytet, në Kigali. Kur u shpjegonte asnjanësinë e krishterë fqinjve të tij, Euzheni fliste shpesh për bugenvilën, një bimë kacavjerrëse që lulëzon në vendet me klimë të ngrohtë.​—Mateu 22:21.

Euzheni shpjegonte: «Këtu në Kigali, bugenvila nxjerr lule të kuqe, rozë dhe ndonjëherë të bardha. Megjithatë, të gjitha ato i përkasin të njëjtës familje. E njëja gjë është edhe me njerëzit. Megjithëse mund të jemi të racave, ngjyrave dhe prejardhjeve të ndryshme etnike, ne i përkasim të njëjtës familje, familjes njerëzore.»

Tragjikisht, pavarësisht nga natyra e tyre paqësore dhe qëndrimi asnjanës, familja Ntabana u vra nga një bandë gjakatare. Megjithatë, ata vdiqën besimplotë. Mund të jemi të sigurt se Perëndia Jehova do ta përmbushë premtimin që u ka bërë personave të tillë dhe ata do të ringjallen për të trashëguar një botë, në të cilën s’do të ketë më paragjykime. (Veprat 24:15) Atëherë, familja Ntabana bashkë me të tjerët, do të «gëzojnë një paqe të madhe».​—Psalmi 37:11.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo