BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/11 f. 15
  • Ngushëllim gjatë katër viteve të luftës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ngushëllim gjatë katër viteve të luftës
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/11 f. 15

Ngushëllim gjatë katër viteve të luftës

GJATË katër viteve të luftës në territorin e ish-Jugosllavisë, shumë njerëz vuajtën nga vështirësitë dhe mungesat serioze. Mes tyre ndodheshin edhe qindra Dëshmitarë të Jehovait, të cilët me besim të plotë vazhduan të adhuronin «Perëndinë e çdo ngushëllimi».​—2. Korintasve 1:3.

Në Sarajevë, njerëzit vuajtën edhe një vështirësi tjetër, atë të jetesës në një qytet të madh, i cili gjatë gjithë luftës ishte nën rrethim. Kishte mungesa të energjisë elektrike, ujit, druve të zjarrit dhe ushqimit. Si funksionoi kongregacioni i Dëshmitarëve të Jehovait në Sarajevë, në kushte të tilla shumë të jashtëzakonshme? Të krishterë nga vendet fqinje rrezikuan jetën e tyre për t’u sjellë një sasi të madhe ndihmash. (Shiko Kullën e Rojës, 1 mars 1995, faqe 23-27.) Gjithashtu, vëllezërit në Sarajevë e ndanë me njëri-tjetrin atë që kishin, duke vënë theksin kryesor në ndarjen e gjërave frymore. Gjatë rrethimit, një mbikëqyrës i krishterë i atij qyteti, dha raportin e mëposhtëm:

«Ne i vlerësojmë shumë mbledhjet tona. Gruaja ime dhe unë, bashkë me 30 persona të tjerë, bëjmë 15 kilometra për të shkuar në mbledhje dhe po kaq për t’u kthyer prej saj. Ndonjëherë na është bërë e ditur se uji do të vinte gjatë kohës që mbahej mbledhja. Ç’do të bënin vëllezërit? Do të rrinin në shtëpi apo do të merrnin pjesë në mbledhje? Vëllezërit tanë preferuan të merrnin pjesë në mbledhje. Ata ndihmojnë gjithmonë njëri-tjetrin; çfarëdo që të kenë, ata e ndajnë. Një motër në kongregacionin tonë jeton në rrethinat e qytetit, pranë pyllit; kështu që për të është pak më e lehtë të marrë dru zjarri. Ajo, gjithashtu, punon në një furrë buke dhe në vend të rrogës në para, merr miell. Kur është e mundur, ajo pjek një copë të madhe buke dhe e sjell në mbledhje. Pas mbledhjes, gjatë kthimit, ajo i jep një pjesë gjithsecilit.

Është e rëndësishme që asnjëri prej vëllezërve apo motrave të mos ndihet asnjëherë i braktisur. Askush nuk e di se cili prej nesh do të ketë më pas nevojë për ndihmë në një situatë të pakëndshme. Kur rrugët ishin të mbuluara me akull dhe një motër ishte e sëmurë, vëllezërit e rinj dhe të fortë fizikisht e tërhoqën për në mbledhje me një slitë.

Të gjithë ne marrim pjesë në veprën e predikimit dhe Jehovai i ka bekuar përpjekjet tona. Ai ka parë situatën tonë të tmerrshme në Bosnje, por na ka bekuar me rritje, një rritje që nuk e kishim parë përpara luftës.»

Ngjashëm, në pjesët e tjera të Jugosllavisë të shkëputura nga lufta, Dëshmitarët e Jehovait kanë gëzuar rritjen, pavarësisht nga vështirësitë e ashpra. Nga zyra kroate e Dëshmitarëve të Jehovait, na vjen ky raport lidhur me një grup Dëshmitarësh: «Vëllezërve që jetojnë në Velika Kladusha, u është dashur të përballojnë kohëra jashtëzakonisht të vështira. Qyteti ishte sulmuar në disa raste. Vëllezërit duhej t’u shpjegonin asnjanësinë e tyre kroatëve, serbëve dhe ushtrive të ndryshme myslimane. Është më se e vërtetë që u është dashur të tregojnë qëndrueshmëri përballë shumë gjërave: burgut, rrahjeve, urisë dhe rrezikut të vdekjes. Megjithatë, të gjithë ata mbetën me besim të plotë dhe kanë privilegjin e shkëlqyer për të parë bekimet e Jehovait mbi aktivitetin e tyre.»

Pavarësisht nga këto vështirësi, Dëshmitarët e Jehovait në Velika Kladusha dhe në fqinjën e saj, Bihaç, vazhdojnë të gëzojnë rritjen, ndërsa ndajnë me zell me fqinjët e tyre lajmin ngushëllues të Perëndisë. Një numër prej 26 lajmëtarësh të Mbretërisë nga këto dy vende, po drejtojnë 39 studime biblike në shtëpi!

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo