Një revistë që të prek zemrën
RRETH globit botohen revista të panumërta për të kënaqur urinë e lexuesve për informacion apo për zbavitje.
Ç’gjë e bën kaq të veçantë revistën që ke në dorë? Përgjigjen mund ta japë letra e mëposhtme, që u dërgua në zyrën e degës së Shoqatës Watch Tower në Gjermani:
«Faleminderit shumë vëllezër të dashur për përpjekjet dhe punën tuaj. Kur unë me dy djemtë u kthyem nga mbledhja, edhe pse ishte ora 9 30 e mbrëmjes, kisha për të dëgjuar Kullën e fundit të Rojës [në kasetë]. Ndërsa laja pjatat, fillova të dëgjoja artikullin e parë të studimit (1 korrik 1995). Mendova se duhej ta dëgjoja edhe një herë tjetër, kështu që e lashë punën në kuzhinë dhe lexova artikullin [«Jeni të çmuar në sytë e Perëndisë!»] në Kullën e Rojës bashkë me shiritin. Më preku zemrën, sidomos paragrafi i katërt dhe i pestë. Atëherë filluan të më rridhnin lotë, por kjo nuk zgjati shumë. I jam mirënjohëse Jehovait që jam në jetë, që i përkas popullit të tij dhe për faktin që unë bashkë me kaq shumë të tjerë mund të bëjmë të njohur emrin e tij. Në të vërtetë nuk ka asnjë arsye për t’u ndier të pavlerë. Fryma e Jehovait është me popullin e tij. Secili prej nesh le të durojë dhe të qëndrojë i fortë në besim si një trup i vetëm. Me dashuri të përzemërt vëllazërore, motra juaj në besim.»
Kulla e Rojës siguron më shumë se sa informacion. Ajo prek zemrat e atyre që e lexojnë dhe kënaq dëshirën e tyre për ushqim frymor dhe inkurajim në kohën e duhur. Po, Kulla e Rojës siguron «ushqim në kohën e duhur».—Mateu 24:45, BR.