BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/9 f. 32
  • «Mos i përzër!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Mos i përzër!»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/9 f. 32

«Mos i përzër!»

«NËSE një Dëshmitar i Jehovait troket në derë, mos e përzër! Madje mos e bëj edhe kur janë dy!»—këshillon Corriere della Sera. Gazeta i referohej një episodi që ndodhi në Trevizo të Italisë Veriore, ku një biznesmen rrezikoi të humbte mbi një milion lira (më shumë se 60 mijë lekë të reja), për shkak se dëboi dy Dëshmitarë, të cilët i bënë një vizitë.

Sipas gazetës, dy Dëshmitarët u prezantuan para këtij burri me fjalët: «Sot është një ditë e lume për ju. Ne jemi Dëshmitarë të Jehovait dhe kemi diçka të vlefshme për t’ju dorëzuar.» Sakaq, biznesmeni jomiqësor ua përplasi derën në fytyrë, duke mos i lejuar Dëshmitarët ta çonin deri në fund atë që donin të thoshin.

Po të kishte dëgjuar, ai burrë do të kishte kuptuar se Dëshmitarët i kishin shkuar në shtëpi për t’i kthyer kuletën me adresën e tij brenda, të cilën ata e kishin gjetur mbi një stol në park. Kështu, Dëshmitarët s’kishin ç’të bënin tjetër veçse ta merrnin kuletën me gjithë ç’kishte brenda e ta çonin në rajonin më të afërt të policisë. Ditën tjetër, polici ia ktheu atij që i përkiste.

«Sikur të kishte qenë dikush tjetër në vend të dy [Dëshmitarëve] të shkretë,—thoshte Il Gazzettino di Treviso,—kishte shumë mundësi që . . . ta mbante për vete shumën e konsiderueshme që kishte kuleta. Por jo Dëshmitarët e Jehovait, të cilët duhet të jenë plotësisht të ndershëm.»

Ç’gjë i shtyn Dëshmitarët e Jehovait të jenë «plotësisht të ndershëm»? Është dashuria që kanë për Perëndinë dhe për të afërmin, në përputhje me mësimet e Jezu Krishtit. (Mateu 22:37-39) Është përsëri kjo arsyeja se përse Dëshmitarët e Jehovait shkojnë nga shtëpia në shtëpi për të shpallur lajmin e mirë mbi «tokën e re» të mrekullueshme që ka premtuar Perëndia Jehova. Ky mesazh shprese është më i vlefshëm se çdo zotërim material!—2. Pjetrit 3:13.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo