«Nuk jam në ëndërr, apo jo?»
Raporti i mëposhtëm vjen nga Malavia dhe ka të bëjë me një nga kongreset krahinore «Lavdërues të gëzuar», që Dëshmitarët e Jehovait mbajtën atje gjatë verës së vitit 1995.
«PËRGJATË një rruge kryesore, pothuajse në mes të bregut perëndimor të liqenit Malavi, është vendosur për herë të parë gjatë 29 vjetëve një tabelë. Lexojmë: ‘Kongresi Krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait’.
Një kamion i madh është parkuar anash tabelës dhe nga rimorkio e tij dalin 200 delegatët nga qyteti Mzuzu. Ata kanë sjellë togje me veshje, velenxa, tenxhere, kova, ushqime, dru zjarri dhe Bibla, për t’u bashkuar me 3.000 vëllezërit dhe motrat e tyre nga qytete të tjera.
Ndërsa përshëndetemi me vëllezërit që dalin nga kamioni, ia beh Xhorxh Çikako, 63 vjeç, duke lëshuar biçikletën në rërë, pas një udhëtimi prej dy ditësh nga Nkhotakota. Gjatë viteve, vëlla Çikako ka kaluar katër dënime burgimi, pasi nuk ka pranuar të bëjë kompromis me parimet e Biblës. Kushëriri i tij vdiq nga rrahjet që pësoi gjatë burgimit. ‘Nuk jam në ëndërr, apo jo?—pyet vëlla Çikako.—Ky kongres po mbahet ditën për diell dhe këta njerëz po këndojnë këngët e Mbretërisë me zë të lartë! Gjatë gjithë kësaj kohe, jemi mbledhur në errësirën e natës, kemi pëshpëritur këngët e Mbretërisë dhe kemi fërkuar duart për të duartrokitur. Ndërsa tani mblidhemi hapur dhe njerëzit habiten tek shohin që jemi kaq shumë, ndërkohë që ata mendonin se ishim fare pak!’
Vendi i kongresit ishte i rrethuar me një gardh prej bari dhe kishte një strehë të rrallë me kallama për të bërë ca hije. Ishin ndërtuar edhe kasolle të vogla me bar dhe fjetore të hapura për strehimin e delegatëve. Ajri i natës mbushet me tingullin e zërave të bukur melodiozë, të cilët nuk janë më të mbytur nga frika e persekutimit.
Sa e përshtatshme ishte tema e atij kongresi, ‘Lavdërues të gëzuar’!»
[Burimi]
Mountain High Maps® Copyright © 1995 Digital Wisdom, Inc.