BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/7 f. 32
  • Edhe ti mund të kesh «zemër luani»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Edhe ti mund të kesh «zemër luani»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/7 f. 32

Edhe ti mund të kesh «zemër luani»

BIBLA e përdor ndonjëherë luanin si simbol të guximit dhe të sigurisë. Burrat trima ose guximtarë janë përshkruar me «zemër luani» dhe për të drejtët thuhet se janë ‘të sigurt si një luan’. (2. Samuelit 17:10; Proverbat 28:1) Sidomos kur sfidohet, luani tregon se e meriton famën si «kafsha më e fortë».—Proverbat 30:30.

Perëndia Jehova e krahason vendosmërinë për të mbrojtur popullin e tij, me trimërinë e luanit. Isaia 31:4, 5 pohon: «Ashtu si luani apo luanesha vrumbullit mbi prenë e vet (kur kundër tij është mbledhur një numër i madh barinjsh dhe ai nuk ka frikë nga britmat e tyre dhe as trëmbet nga zhurma e tyre), kështu do të zbresë Zoti i ushtrive për të luftuar në malin e Sionit . . . do ta mbrojë dhe do ta çlirojë, do ta kursejë dhe do ta shpëtojë.» Në këtë mënyrë, Jehovai i siguron shërbëtorët e vet për kujdesin e tij aktiv, sidomos kur të hasin vështirësi.»

Bibla e krahason kundërshtarin më të madh të njerëzimit, Satana Djallin, me një luan vrumbullues, grabitqar. Që të mos bëhemi pre e tij, Shkrimet na thonë: «Jini të përmbajtur, rrini zgjuar.» (1. Pjetrit 5:8) Një mënyrë për ta bërë këtë, është shmangia e dremitjes fatale frymore. Në lidhje me këtë, Jezui tha: «Kini kujdes që zemrat tuaja të mos rëndohen nga të llupurit, nga të dehurit dhe nga preokupimet [ankthet, BR] e kësaj jete.» (Luka 21:34-36) Po, ndejtja zgjuar frymësisht në këto «ditë të fundit», mund të na japë një «zemër luani», një zemër ‘të fortë, me besim tek Zoti’.​—2. Timoteut 3:1; Psalmi 112:7, 8.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo