BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/7 f. 32
  • Ish-gjykatësi kërkon ndjesë pas 45 vjetësh

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ish-gjykatësi kërkon ndjesë pas 45 vjetësh
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/7 f. 32

Ish-gjykatësi kërkon ndjesë pas 45 vjetësh

NË DHOMËN e një gjykate në Berlin, në gusht 1995, një ish-anëtar i Gjykatës së Lartë i shprehu një Dëshmitari të Jehovait keqardhjen e tij për një gabim që kishte kryer 45 vjet më parë.

Në tetor 1950, Gjykata e Lartë e Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ) i deklaroi nëntë Dëshmitarë të Jehovait fajtorë për agjitacion kundër shtetit dhe për spiunazh. Dy prej tyre u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa shtatë të tjerët, duke përfshirë edhe 22-vjeçarin Lotar Hërnig, i pandehuri i katërt nga e djathta në fotografi, morën periudha të gjata dënimi.

Dyzet vjet më vonë, RDGJ-ja u bë pjesë e Republikës Federale Gjermane. Zyrtarët kanë hetuar disa prej padrejtësive të kryera në ish-RDGJ-në dhe janë përpjekur t’i vënë përgjegjësit përpara drejtësisë. Një padrejtësi e tillë ishte padija e Gjykatës së Lartë kundrejt Dëshmitarëve, në vitin 1950.

A. T., tashmë 80-vjeçar, ishte njëri nga tre gjykatësit që trajtuan rastin, kur nëntë Dëshmitarët dolën para gjyqit. I rënduar tani me akuzën për shtrembërim të drejtësisë, ai doli përpara Gjykatës Rajonale të Berlinit, për të shpjeguar vendimin e tij.

Në deklaratën që i bëri gjyqit, ish-gjykatësi pranoi se kishte votuar për shpalljen e fajtorëve 45 vjet të shkuara, edhe pse kishte qenë për dënime më pak të ashpra se ato që u dhanë. Por ky rast e ka bërë atë të futet në mendime. Përse? Dëshmitarët e Jehovait u persekutuan nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse nuk pranuan të mbështetnin Hitlerin. Pas luftës, Dëshmitarët u persekutuan sërish, kësaj radhe nga regjimi komunist. Kjo bëri që gjykatësi T. «të prekej thellësisht».

Lotar Hërnig i tregoi gjyqit se kishte kaluar pesë vjet e gjysmë në izolim dhe se nuk kishte dalë nga burgu i Brandenburgut deri në 1959-n. Pasi dëgjoi deklaratën e Hërnigut, ish-gjykatësi shpërtheu në lot. «Më vjen shumë keq,—tha me dënesë.—Të lutem, më fal.» Hërnig e fali.​—Krahaso Lukën 23:34.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Neue Berliner Illustrierte

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo