BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/4 f. 31
  • Besimi e nxiti të vepronte

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Besimi e nxiti të vepronte
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/4 f. 31

Besimi e nxiti të vepronte

KUR Jehovai i ngarkoi Moisiut detyrën për të nxjerrë kombin e Izraelit nga skllavëria në Egjipt, Moisiu në fillim kërkoi një lëshim, duke thënë: «Mjerisht, o Zot, unë nuk jam njeri i gojës; nuk isha i tillë në të kaluarën dhe nuk jam i tillë që kur i ke folur shërbëtorit tënd, sepse jam i ngathët në fjalë dhe kuvend.» (Dalja 4:10) Po, Moisiu nuk ndihej i aftë për këtë caktim të rëndë.

Ngjashëm, sot shumë shërbëtorë të Jehovait ndihen nganjëherë të pakualifikuar për të kryer detyrat që u janë caktuar. Për shembull, një mbikëqyrës i krishterë me emrin Teodor, tregon: «Nga të gjitha gjërat që Jehovai më kërkon të bëj, më e vështira është shërbimi në fushë. Kur isha i ri, i afrohesha derës me shpejtësi, i bija ziles dhe largohesha në heshtje, duke shpresuar që askush të mos më kishte dëgjuar apo parë. Kur u rrita, nuk veproja më kështu, por mendimi për të shkuar nga dera më derë më sëmurte fizikisht. Deri sot e kësaj dite, unë sëmurem para se të dal në shërbim, por shkoj prapëseprapë.»

Ç’gjë i dha mundësi Moisiut dhe Dëshmitarëve në ditët moderne si Teodori të përballonin këtë frikë? Bibla përgjigjet: «Me anë të besimit [Moisiu] e la Egjiptin . . . sepse qëndroi i patundur sikur të shihte të padukshmin.»​—Hebrenjve 11:27.

Vërtet, duke ushtruar besim në Jehovain, Moisiu pati mundësi të mposhtte ndjenjat e të qenit i paaftë dhe të plotësonte detyrat e caktuara si gjykatës, profet, udhëheqës kombëtar, ndërmjetës i Ligjit të besëlidhjes, komandant, historian dhe shkrimtar i Biblës.

Në mënyrë të ngjashme, kur kemi besim si Moisiu, ne do të ecim sikur ‘të shohim të padukshmin’. Një besim i tillë na jep kurajë, na mundëson të mbajmë mbi supe përgjegjësitë tona të krishtere, edhe kur mund të ndihemi të pakualifikuar.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo