BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/2 f. 32
  • E vërteta absolute

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • E vërteta absolute
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/2 f. 32

E vërteta absolute

TRI fragmente të vogla të një dorëshkrimi të ungjillit të Mateut, të njohura si P64, kanë qenë në zotërim të Kolegjit Magdalena në Oksford, Angli, qysh prej vitit 1901. Për disa kohë, studiuesit besonin se ato datonin nga fundi i shekullit të dytë të e.s.

Kohët e fundit, Karsten Tide, një ekspert në fushën e papirologjisë në Paderborn, Gjermani, drejtoi një shqyrtim rrënjësor të P64, i cili konsiston në disa pjesë të 10 vargjeve të kreut 26 të Mateut. Rezultati? Duke shkruar në Zeitschrift für Papyrologie und Epigraphik (Gazeta e Papirologjisë dhe e Epigrafikës), Tide i përshkroi fragmentet e Oksfordit si «një fragment i një kodeksi të krishterë nga shekulli i parë, ndoshta (edhe pse jo patjetër) përpara vitit 70 të e.s.».

Vëzhgimet e Tides shkaktuan një bujë të madhe në shtyp dhe në qarqet e studiuesve. Përse? Sepse deri tani është pranuar si pjesa më e vjetër e mbetur nga teksti i ungjijve ajo që quhet P52, një fragment nga ungjilli i Gjonit, që daton rreth vitit 125 të e.s., ose jo më herët se shekulli i dytë.

Nëse data e re që iu dha fragmenteve të papirusit P64 do të pranohet gjerësisht, kjo mbetet për t’u parë. Sidoqoftë, data më e hershme nuk do ta bëjë P64-ën vetëm fragmentin më të vjetër që ekziston prej ungjijve; do të sjellë, gjithashtu, edhe dëshmi të mëtejshme që tregojnë se Ungjilli i Mateut është shkruar me të vërtetë në shekullin e parë, ndoshta edhe më parë se viti 70 i e.s., ndërkohë që shumë dëshmitarë okularë të jetës së Jezuit ishin ende gjallë, për të vërtetuar të vërtetën e ungjillit.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Me lejen e Presidentit dhe anëtarëve të universitetit Magdalena, Oksford.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo