BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/1 f. 32
  • Adhuroni Jehovain me duar të pastra

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Adhuroni Jehovain me duar të pastra
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/1 f. 32

Adhuroni Jehovain me duar të pastra

NËN frymëzim, psalmisti David këndoi: «Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoj rrotull altarit tënd, o Zot.»​—Psalmi 26:6.

Kur kompozoi këto fjalë, ka mundësi që Davidi t’i referohej zakonit të prifërinjve levitë të Izraelit kur ngjiteshin në të përpjetën e altarit dhe vendosnin sakrificat e tyre mbi zjarr. Por para se të kryenin këtë vepër adhurimi, priftërinjve u kërkohej të lanin duart dhe këmbët. Kjo nuk ishte ndonjë hollësi e vogël. Nëse një prift dështonte në marrjen e këtij hapi, kjo mund t’i kushtonte jetën!​—Të Dalët 30:18-21.

Larja figurative sjell si pasojë pastërtinë frymore e morale. (Isaia 1:16; Efesianëve 5:26) Jehovai dëshiron që t’i ‘shkojmë rrotull altarit të tij’ sot, me shërbimin tonë ndaj tij. Por ai kërkon që ta bëjmë me duar të pastra, siç tha Davidi, duar që lahen në «vetë pafajësinë». Kjo nuk është ndonjë kërkesë e parëndësishme, sepse ata që praktikojnë papastërtinë nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë. (Galatasve 5:19-21) Një jetë me aktivitete frymore nuk të lejon të jepesh pas sjelljeve të pamoralshme. Prandaj, apostulli Pavël shkroi: «E rrah me grushta trupin tim dhe e drejtoj si një skllav, që pasi t’u kem predikuar të tjerëve, unë vetë të mos jem në njëfarë mënyre i pamiratuar.»​—1. Korintasve 9:27, BR.

Ata që kërkojnë aprovimin hyjnor dhe lumturinë e vërtetë duhet t’i shërbejnë Jehovait me duar të pastra. Ashtu si Davidi, ata ecin «me ndershmëri zemre dhe me drejtësi».​—1. Mbretërve 9:4.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo