BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/1 f. 30
  • Një fitore ligjore

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një fitore ligjore
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/1 f. 30

Një fitore ligjore

NË prill të vitit 1995, u arrit një fitore kuptimplotë gjyqësore. E gjitha filloi më 28 janar 1992, kur Luz Neraida Asevedo Kuiles, 24 vjeçe, u pranua në spitalin El Buan Pastor në Porto Riko për një operacion jo të detyruar. Gjatë pranimit në spital, ajo deklaroi si me gojë, ashtu dhe me shkrim se duke qenë një Dëshmitare e Jehovait, nuk do të pranonte transfuzion gjaku. (Veprat 15:28, 29) I gjithë personeli i spitalit, duke përfshirë edhe mjekun që e trajtonte, ishin të vetëdijshëm për kërkesat e saj.

Dy ditë pasi u operua, Luzi humbi një sasi të madhe gjaku dhe pati anemi akute për shkak të hemorragjisë. Mjeku që merrej me çështjen, dr. Hose Rodrigues besonte se e vetmja mënyrë për ta ndihmuar atë ishte kryerja e një transfuzioni gjaku. Prandaj, pa dijeninë apo miratimin e saj, ai kërkoi një leje gjyqësore për t’i bërë Luzit transfuzion gjaku.

Megjithëse Luzi ishte plotësisht e vetëdijshme dhe e aftë të fliste për veten, dr. Hose Rodrigues këmbënguli që për shkak të urgjencës së rastit, nuk ishte koha për të marrë miratimin e ndokujt. Përfaqësuesi i krahinës, Eduardo Perez Soto, nënshkroi formularin dhe gjykatësi i krahinës, i nderuari Anhe Luis Rodrigues Ramos, nxori një urdhër gjyqësor për transfuzionin e gjakut.

Kështu, më 31 janar 1992, Luzi u çua në sallën e operacionit, ku iu bë një transfuzion gjaku. Gjatë transfuzionit, ajo dëgjoi disa nga personeli i spitalit që qeshnin. Të tjerët e qortonin, duke i thënë se ajo që po i bëhej ishte për të mirën e saj. Ajo luftoi me aq sa pati mundësi, por e gjitha qe e kotë. Në fund të ditës, Luzit i qenë dhënë katër njësi gjaku.

Rasti i Luzit që përfshinte transfuzionin e gjakut dhe Dëshmitarët e Jehovait, nuk ishte as i pari dhe as i fundit në Porto Riko. Përpara përvojës së saj, ishin nënshkruar të paktën 15 vendime gjyqësore për kryerjen e transfuzionit të gjakut, kundër dëshirës së Dëshmitarëve të Jehovait në moshë të rritur dhe shumë të tjerë janë nënshkruar që atëherë. Në një rast, vendimi gjyqësor u zbatua në mënyrë tragjike dhe një pacienti iu bë me forcë transfuzion gjaku, kur ai ishte i pavetëdijshëm.

Por lufta e Luzit nuk mbaroi në sallën e operacionit. Në tetor 1993, kundër Komonuelthit të Porto Rikos u ngrit një padi. Çështja iu parashtrua Gjykatës së Lartë dhe më 18 prill 1995 u arrit një vendim në favor të saj. Gjykata deklaroi se urdhri për transfuzionin e gjakut ishte «jokushtetues dhe i ka mohuar paditëses të drejtën e saj për ushtrimin e lirë të fesë, të së drejtës vetjake dhe të vetëvendosjes personale mbi trupin e saj, pa procesin e duhur gjyqësor».

Ky vendim ishte kuptimplotë, sepse ishte hera e parë që një gjykatë në Porto Riko vendoste në favor të Dëshmitarëve të Jehovait në lidhje me transfuzionin e gjakut. Vendimi gjyqësor shkaktoi një reagim të jashtëzakonshëm. U mbajt një konferencë shtypi, ku ishin të pranishëm gazetarë të gazetave më të mëdha, të radios dhe të televizionit.

Po atë natë, një program në radio transmetoi një intervistë me një nga avokatët e Luzit. Auditori ishte ftuar të telefononte dhe të bënte pyetje. Shumë mjekë dhe avokatë telefonuan dhe shprehën miratimin e tyre për çështjen. Një telefonues tha: «Shkenca nuk ka qenë në gjendje të zbulojë se transfuzioni i gjakut do të shpëtojë jetën dhe është gabim të mendohet ashtu.» Ai gjithashtu deklaroi: «Shpejt, transfuzioni i gjakut do të shënohet në histori si një nga lajthitjet dhe gabimet më të mëdha të mjekësisë moderne.»

Një profesor shumë i nderuar i ligjit, i telefonoi më vonë zyrës së degës së Shoqatës Watch Tower dhe i shprehu kënaqësinë e tij të thellë për atë që ai e quante «një fitore kumbuese». Ai shtoi se vendimi gjyqësor përkrahu të drejtat kushtetuese, jo vetëm për Dëshmitarët e Jehovait, por edhe për të gjithë qytetarët e Porto Rikos.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo