Rishqyrtohen transfuzionet e gjakut
NË KËTË periudhë të trishtueshme për shkak të SIDA-s, kërcënimi më i madh për shëndetin e një pacienti të shtruar në spital mund të gjendet në sallën e operimit. «Nuk ekziston asnjë mënyrë, në të cilën mund t’i bëjmë rezervat e gjakut plotësisht sterile»,—thotë dr. Riçard Spens, i cili për më shumë se një dekadë ka drejtuar në Shtetet e Bashkuara një qendër mjekësore, ku bëhen operacione pa gjak. (Center for Bloodless Surgery në Cooper Hospital-University Medical Center, Camden, New Jersey)
Nuk të habit fakti që në atë qendër trajtohen shumë Dëshmitarë të Jehovait, të cilët janë të mirënjohur për refuzimin e bazuar në Bibël ndaj transfuzioneve të gjakut. (Levitiku 17:11; Veprat 15:28, 29) Megjithatë, edhe disa jo-Dëshmitarë, të cilët janë të shqetësuar mbi rreziqet e mundshme të transfuzionit të gjakut, ku përfshihen marrja e hepatitit, SIDA dhe sëmundje të tjera, po trajtohen në atë qendër. «Rreziku SIDA ka treguar nevojën për kontrollimin e gjakut,—vëren një gazetë.—Megjithatë, disa raste mund të kalojnë pa u diktuar gjatë procesit të kontrollimit, pasi dikush mund të ketë qenë infektuar me virusin përpara se ky të zbulohet nga testi.»—Courier-Post Weekly Report on Science and Medicine.
Për shkak të këtyre rreziqeve, qendra për operacionet pa gjak përdor alternativa të ndryshme nga transfuzionet, duke përfshirë edhe autotransfuzionin e vetë gjakut të një pacienti, teknikë që disa Dëshmitarë nuk e kundërshtojnë në rrethana të caktuara.a Një trajtim tjetër përfshin përdorimin e ilaçeve që nxisin shtimin e gjakut te pacienti. Për më tepër, në disa raste përdoret një zëvendësues sintetik i gjakut, për të mbështetur shpërndarjen e oksigjenit pa paur nevojë për transfuzion gjaku. «Dëshmitarët e Jehovait dëshirojnë kujdesin më të mirë mjekësor,—thotë dr. Spens,—por dëshirojnë alternativa për transfuzionin.»
Dëshmitarët e Jehovait janë mirënjohës për bashkëpunimin dhe ndihmën që u japin mjekët, të cilët respektojnë bindjet e tyre fetare. Si rezultat, ata marrin në fakt «kujdesin më të mirë mjekësor» dhe mbajnë një ndërgjegje të pastër përpara Perëndisë Jehova.—2. Timoteut 1:3.
[Shënimi]
a Një shqyrtim i hollësishëm i këtij procesi dhe i faktorëve që përfshijnë marrjen e një vendimi personal me ndërgjegje, gjendet në Kullën e Rojës, 1 mars 1989, faqe 30-31 (angl).