BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/11 f. 3-4
  • Kohët kanë ndryshuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kohët kanë ndryshuar
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Material i ngjashëm
  • Solomoni mbretëron me mençuri
    Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Një shembull i mirë apo një paralajmërim për ty?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Solomoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Robër të varfërisë
    Zgjohuni!—1998
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/11 f. 3-4

Kohët kanë ndryshuar

ÇFARË gëzimi duhet të ketë qenë jeta në Izraelin e lashtë, nën mbretërimin e lavdishëm të mbretit besnik, Solomonit! Ishte një periudhë paqeje, lulëzimi dhe lumturie. Gjatë kohës, në të cilën Solomoni mbështeti me besnikëri adhurimin e pastër, Jehovai e bekoi me bollëk kombin. Mbretit Solomon, Perëndia nuk i dha vetëm pasuri të madhe, por edhe «një zemër të urtë e të zgjuar», në mënyrë që Solomoni të sundonte me drejtësi dhe dashuri. (1. Mbretërve 3:12) Bibla pohon: «Tërë mbretërit e dheut kërkonin praninë e Salomonit për të dëgjuar diturinë që Perëndia i kishte vënë në zemër.»​—2. Kronikave 9:23.

Jehovai i kishte dhënë popullit siguri, paqe dhe një bollëk me gjëra të mira. Fjala e Perëndisë thotë: «Juda dhe Izraeli ishin të shumtë si rëra që është në bregun e detit. Ata hanin dhe pinin me gaz.» Si në kuptimin e vërtetë, ashtu edhe në atë figurativ, njerëzit «jetuan të sigurt, secili nën pjergullën dhe fikun e tij, tërë kohën që mbretëroi Salomoni».​—1. Mbretërve 4:20, 25.

Kohët kanë ndryshuar. Sot, jeta është shumë e ndryshme nga ato ditë të lumtura të shumë viteve më parë. Në ndryshim nga koha e Solomonit, sot varfëria është një problem i madh. Ajo ekziston, madje, edhe në kombet e pasura. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara dhe në Komunitetin Evropian, pothuajse 15 për qind e njerëzve jetojnë në varfëri, vëren Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara.

Në lidhje me gjendjen botërore, një raport i UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët) vëren se një e pesta e popullsisë botërore jeton në varfëri absolute, duke shtuar se për pjesën më të madhe të të varfërve në botë, jeta po «bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe e dëshpëruar».​—The State of the World’s Children 1994.

Në disa vende, vështirësive të varfërisë po u shtohet edhe inflacioni që po kap qiejt. Një grua në një vend afrikan tha: «Me të parë diçka në dyqan thua: ‘Pa të shkoj e të marr lekët në shtëpi e ta ble.’ Kthehesh pas një ore, por vetëm për të dëgjuar se tani nuk mund ta blesh më, pasi çmimi është rritur. Ç’të bëjë njeriu i shkretë? Është mjaft zhgënjyese.»

Një tjetër grua nga ato anë tha: «Për të mbijetuar, i harrojmë nevojat e tjera. Meraku ynë i tanishëm është sigurimi i ushqimit.»

Sipas Kombeve të Bashkuara, e ardhmja duket e zezë. UNICEF-i, për shembull, ka llogaritur që nëse rritja e tanishme e popullsisë vazhdon, numri i të varfërve në të gjithë botën do të katërfishohet «brenda një brezi të vetëm».

Megjithatë, shërbëtorët e Perëndisë kanë arsye për të qenë optimistë, edhe pse kushtet ekonomike dhe shoqërore po keqësohen. Shërbëtorët e Perëndisë e shohin të ardhmen me gëzim dhe besim, edhe pse jetojnë midis njerëzve që kanë një pamje tepër pesimiste për të ardhmen. Artikulli vijues do të shpjegojë arsyet.

[Burimi i figurës në faqen 3]

De Grunne/​Sipa Press

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo