BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/10 f. 30
  • «Ata vazhduan pa pushuar»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Ata vazhduan pa pushuar»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Material i ngjashëm
  • Masat për vendet e adhurimit
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Ngjarje të rëndësishme të vitit të kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2002
  • Sallat e Mbretërisë janë të hapura për këdo
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Ja vendi ynë i adhurimit!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/10 f. 30

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

«Ata vazhduan pa pushuar»

QË NGA ditët e Jezu Krishtit dhe të apostujve të tij, udhëheqësit fetarë kanë përdorur çdo mënyrë që është e mundur në përpjekjet për të penguar predikimin e lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë. Apostujt ishin «urdhëruar» herë pas here dhe në mënyrë të prerë nga autoritetet e vendit në Jeruzalem që «të mos flasin në emër të Jezuit». (Veprat 5:27, 28, 40) Megjithatë, tregimi i Biblës bën të ditur se «fjala e Perëndisë po përhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort në Jeruzalem».​—Veprat 6:7.

Dy mijë vjet më vonë, udhëheqësit fetarë në Jeruzalem, i shohim akoma të ndikojnë mbi autoritetet e vendit për të ndaluar veprën e të krishterëve të vërtetë në këtë vend. Nën presionin e ushtruar nga elementët ekstremistë fetarë, në nëntor të 1987-ës, autoritetet e vendit në Tel Aviv, Izrael, i urdhëruan Dëshmitarët që të mos i zhvillojnë mbledhjet e krishtera në Sallën e Mbretërisë që ndodhej në zyrën e degës së Shoqatës Watch Tower. Urdhri u vu në zbatim në tetor të 1989-ës. Duke iu bindur këtij urdhri, Dëshmitarët i mbajtën mbledhjet e tyre në ndërtesa të marra me qira, ndërsa Salla e tyre e Mbretërisë mbeti me të vërtetë e papërdorur.

Ndërkohë, çështja tërhoqi vëmendjen e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë në Izrael. Zyra e avokatisë shtetërore rishikoi argumentin e paraqitur nga Dëshmitarët dhe pohoi se apelimi i tyre do të ishte i suksesshëm, sepse rregulli bazohej mbi një paragjykim flagrant fetar. Kështu, autoritetet e vendit ishin të detyruara të anulonin vendimin e tyre dhe Dëshmitarët lumturisht u rikthyen në Sallën e tyre të Mbretërisë.

A pësoi rënie gjatë këtyre viteve vepra e predikimit të së vërtetave biblike? Absolutisht jo! Në kohën kur u mbyll Salla e Mbretërisë, në Tel Aviv kishte dy kongregacione dhe një grup i ndarë që studionin Biblën në qytetin fqinj Lod. Tre vjet më vonë, kur u rihap Salla e Mbretërisë, Dëshmitarët e Jehovait ishin shtuar në katër kongregacione dhe një grup i ri i studimit të Biblës mblidhej në Bersheba.

Rritja në Izrael nuk është kufizuar vetëm në grupet që flasin gjuhët kryesore, arabe dhe hebreje. Atje ka patur një dyndje të madhe emigrantësh nga ish Bashkimi Sovjetik, kështu, Dëshmitarët që flasin rusisht janë tani të zënë me ndarjen e lajmit të mirë midis tyre. Disa mbledhje në gjuhën ruse janë mbajtur në tre kongregacione. Në kohën e fundit më shumë se një qind njerëz mblidheshin për një asamble në gjuhën ruse.

Pa dyshim, njerëzit me paragjykime fetare do të vazhdojnë fushatën e tyre kundër adhurimit të vërtetë. Por lajmëtarët e Mbretërisë vazhdojnë të imitojnë të krishterët e shekullit të parë, të cilët me gjithë kundërshtimin, «nuk pushonin duke mësuar dhe duke shpallur lajmin e mirë: që Jezui është Krishti».​—Veprat 5:42.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo