BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/9 f. 32
  • Gratë përreth globit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gratë përreth globit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/9 f. 32

Gratë përreth globit

KUR çifti i parë njerëzor u rebelua kundër Perëndisë, Jehovai paratha pasoja shkatërrimtare, të cilat do të pllakosnin si mbi ta, ashtu edhe mbi pasardhësit e tyre. Jehovai i tha Evës: «Dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty.» (Zanafilla 3:16) Bibla vazhdimisht ka inkurajuar respekt të thellë për gratë dhe miliona gra gëzojnë një jetë më të lumtur e më të kënaqshme, sepse ato dhe familjet e tyre zbatojnë parimet e Biblës.

Megjithatë, sipas një raporti të bërë kohët e fundit mbi të drejtat e njeriut, shumë gra të tjera nëpër botë janë të poshtëruara, të shfrytëzuara e të përbuzura. Duke komentuar në lidhje me raportin, International Herald Tribune pohonte: «Me hollësira të kujdesshme, raporti mbi 193 vende . . . na jep një imazh të zymtë të diskriminimit dhe të abuzimit të përditshëm.»

Pak shembuj: Në Afrikën Qendrore, vajzat duhet të bëjnë pjesën më të madhe të punëve të rënda në bujqësi dhe shkojnë në shkollë vetëm një të tretën e kohës që shkojnë djemtë. Në një vend atje, tradhtia bashkëshortore është e palejueshme për gratë, por jo për burrat. Ligji në një tjetër vend afrikan e justifikon burrin që vret të shoqen, nëse kjo kapet duke kryer tradhti bashkëshortore, por ligji nuk e justifikon gruan që vret të shoqin në rrethana të ngjashme.

Raporti thotë se në disa pjesë të Amerikës Jugore, për policinë nuk është mungesë dhembshurie rrahja e grave. Gratë që punojnë, zakonisht duhet të rregullohen me një rrogë 30 deri 40 për qind më të ulët se ajo e burrave.

Në pjesë të Azisë, gratë janë viktima të sterilizimit me forcë dhe aborteve. Në një vend, ka më shumë se 500.000 prostituta, shumë prej të cilave janë shitur me mashtrim nga prindërit që kanë dashur para për të blerë shtëpi të reja për veten. Në një vend tjetër, policia ka shumë punë për të bërë me «vdekjet e pajës», të cilat janë shumë të përhapura: një grua vritet nga i shoqi apo nga familja e tij, pasi paja e saj nuk ishte aq sa ata pritnin.

Duke folur për Jezu Krishtin, Bibla na siguron: «Ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë. Atij do t’i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve. Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.» (Psalmi 72:12-14) Prandaj, kemi arsye për të qenë optimistë; kudo në botë, gratë mund të shpresojnë që të shohin kushtet më të mira që do të ekzistojnë atëherë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo