BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/4 f. 32
  • E vogël, por e fuqishme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • E vogël, por e fuqishme
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/4 f. 32

E vogël, por e fuqishme

ROBERTI, një i ri nga Kanadaja, udhëtoi nëpër Evropë në kërkim të një qëllimi në jetën e tij. Ai pa shumë gjëra që e zhgënjyen mbi të ardhmen.

Ndërsa rrinte ulur në një kafe në Sevilje, Spanjë, Roberti mbante në dorë një fletushkë të botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Së pari, Roberti ishte skeptik. «Megjithatë, e lexova,—thotë ai.—Nuk e shpjegoj dot, por e ndjeva se diçka më preku. Gjatë udhëtimeve të mia, e kisha parë rënien dhe depresionin njerëzor në shumë forma. Pasi lexova fletushkën, pyeta veten: “A ka mundësi që të ekzistojë kjo ‘botë e re’?” Më pas mendova: “Po, ndoshta ka mundësi”.»

Me shpresa të përtërira, Roberti i shkroi zyrës së Dëshmitarëve të Jehovait në Kanada, duke kërkuar që dikush ta vizitonte kur të kthehej në shtëpi e ta ndihmonte për të kuptuar Biblën.

S’ka dyshim, fjala e folur është e fuqishme. Megjithatë, të mos e nënvlerësojmë kurrë edhe fuqinë e mesazhit të shkruar. Pavarësisht se sa të vogla janë, botimet e bazuara në Bibël ushtrojnë një tërheqje të fuqishme. Ato prekin mendjen dhe zemrën, duke dhënë një shpresë të sigurt për të ardhmen.​—Hebrenjve 4:12.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo