BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/7 f. 32
  • Më të çmuar se koralet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Më të çmuar se koralet
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/7 f. 32

Më të çmuar se koralet

Një numër në rritje vizitorësh, janë rrënqethur nga një shfaqje të tillë si kjo në ujërat e Detit të Kuq.

Peshqit e panumërt në një ylber ngjyrash dhe nuancash, i kanë magjepsur ata që kanë notuar në ujërat e kthjellta. Por vëre se përreth peshqve shumëngjyrësh që duken këtu, gjendet një pamje tërheqëse e mrekullive të tjera nënujore, duke përfshirë koralet me ngjyra brilante.

Koralet e mrekullueshme, janë në shumë forma dhe ngjyra. Sikurse mund ta imagjinoni, madje edhe në kohët më të lashta, copat e mëdha të koraleve çmoheshin shumë. Prej tyre zejtarët bënin modele me zbukurime tërheqëse dhe shkrimtarët e Biblës i krahasonin koralet me arin, argjendin dhe rubinët. (Proverbat 3:14, 15; Ezekieli 27:16) Por këta shkrimtarë na ndihmojnë të shohim përtej bukurisë dhe vlerës së vetë koraleve.

Ata theksojnë se disa gjëra janë edhe më të vlefshme dhe se ne duhet t’i ruajmë ato akoma më shumë. Një grua e mirë dhe e aftë është një prej tyre, siç mund të lexojmë: «Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.» (Proverbat 31:10) A jeni i martuar? Vështro përsëri në koralet e mrekullueshme këtu dhe mendo mbi atë nëse po e çmoni gruan tuaj ndërsa ajo e meriton.

Nëse jemi burra apo gra, të martuar ose jo, një pamje e koraleve të shkëlqyera, duhet të na ndihmojë të çmojmë madje vlerën më të madhe të mençurisë hyjnore, mendjemprehtësinë dhe njohurinë. Fjala e Perëndisë thotë: «Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen. Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar. Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.»​—Proverbat 3:13-15; 8:11.

Prandaj, sido që t’i shohim ato, drejtpërdrejt duke u zhytur në ujë apo nëpërmjet fotografive, koralet e Detit të Kuq do të na paraqisnin jo vetëm një burim bukurie, por do të ishin edhe një shtytje e dobishme për të reflektuar.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo