Dhjetë vjet të botimit të njëkohshëm
KUR e pyetën se si ishte ndier dhjetë vjet përpara, kur botimi spanjoll i Kullës së Rojës filloi të dilte njëkohësisht me anglishten, një motër e dashur spanjolle u përgjigj: «E kemi konsideruar si një bekim, sepse tani ne ishim njësoj, në një hap me anglishten. Kur them me anglishten mendoj gjithmonë organizatën. Për ne organizata është si një ‘nënë’. Kjo na bën të ndihemi më afër. Është shumë bukur. Është e mrekullueshme.»
Kjo motër besnike shprehu ndjenjat e atyre që nuk e lexojnë anglisht. Më parë, artikujt botoheshin në botimin spanjoll të Kullës së Rojës gjashtë muaj pasi ato ishin botuar në anglisht. Në gjuhët e tjera ndryshimi ishte i ngjashëm. Është e kuptueshme, që ishte një dëshirë e zjarrtë të botohej i njëjti material, në të njëjtën kohë në shumë gjuhë.
Kështu, duke filluar me numrin e 1 prillit 1984, botimi spanjoll ishte i pari që u bë njëkohësisht me botimin anglez. Gjuhë të tjera shpejt filluan ta ndiqnin. Në fillim të 1985-ës të njëkohshme ishin botimet në 23 gjuhë. Me gjetjen dhe stërvitjen e përkthyesve të tjerë, botime në shumë gjuhë u vunë në një hap me anglishten.
Ky numër i Kullës së Rojës shënon vitin e dhjetë të botimit të njëkohshëm. Kulla e Rojës botohet tani në 116 gjuhë, 85 prej të cilave janë të njëkohshme. Kjo do të thotë që 99.3 përqind e mesatares së përgjithshme të prodhimit të 16.100.000 kopjeve të Kullës së Rojës janë shtypur me të njëjtën kopertinë dhe të njëjtët artikuj. Përveç kësaj, në studimet e përjavshme të Kullës së Rojës, 95 përqind e atyre që marrin pjesë në mbledhje shqyrtojnë të njëjtin material në të njëjtën kohë.
Zgjohuni! shoqja e Kullës së Rojës, është botuar njëkohësisht në 37 nga 74 gjuhët e saj. Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait është botuar në 18 gjuhë. Botime të tilla të njëkohshme shërbejnë për ta bashkuar popullin e Perëndisë në «një mendje dhe një vullnet».—1. Korintasve 1:10.