«Le të lexojmë më shumë përpara se të tallemi»
KËTO janë fjalët e një personi nga Zelanda e Re, në lidhje me Kullën e Rojës, revista që ti po lexon tani. Duke folur për një artikull mbi karrocën qiellore të Perëndisë, që përshkruhet në kapitullin e parë të Ezekielit, ky person shkroi:
«Secila nga këto katër krijesa të gjalla, apo kerubinë, kishte katër krahë e katër fytyra. Kishin fytyrë luani, që tregon drejtësinë e Jehovait; fytyrë kau, që përfaqëson fuqinë e Perëndisë; fytyrë shqiponje, që nënkupton mençurinë e tij; dhe fytyrë njeriu, që zbulon dashurinë e Jehovait.
Pasi e lexova këtë disa herë, një ndjenjë e ngrohtë më përshkoi brenda zemrës. Sytë m’u mbushën me lot, me lot gëzimi. Aty për aty mendova: ‘Sa i bukur dhe tërheqës duhet të jesh, Jehova!’ Jam krejt i habitur me veten për këto ndjenja të reja për Perëndinë Jehova, të cilin e kam tallur për shumë vjet, duke qenë i tillë, si një person nga bota. Dëshmitarëve të Jehovait u them: ‘Faleminderit’, ndërsa atyre shumë njerëzve si unë, u them: ‘Le të lexojmë më shumë përpara se të tallemi.’»