A mund t’ju sjellin dobi?
REVISTA që ke në duar është botuar për të qenë një burim inkurajimi, të të përkujtojë udhëzimet e Biblës për stabilizimin e familjeve dhe ruajtjen e integritetit personal. Tregon se kohërat e sotme të vështira ishin të profetizuara në Bibël dhe thekson zgjidhjen: qeverinë Mbretërore të Perëndisë. A mund të përfitosh nga revista Kulla e Rojës dhe shoqja e saj Zgjohuni!?
Një grua me emrin Vilma, nga Filipinet shkroi: «Nëse ka ndonjë fjalë për të përshkruar botimet tuaja, mendoj se do të thosha ‘të mrekullueshme’. Për herë të parë pashë dhe lexova revistat tuaja Zgjohuni! dhe Kulla e Rojës, kur me një autobus po kthehesha nga shtëpia prej Manilës. Zakonisht marr gazeta kur udhëtoj, por këtë herë nuk mora asnjë me vete.
I ulur pranë meje gjatë udhëtimit ishte një njeri me moshë mesatare që kishte botimet tuaja. Pasi lexoi Zgjohuni!, ai nxori një revistë tjetër, Kulla e Rojës. Përfitova nga rasti të marr revistën Zgjohuni! Sinqerisht, u kënaqa vërtet me leximin e këtyre revistave, sepse të gjithë artikujt ishin interesantë, aktual dhe inkurajues.»
Kjo grua përfundon: «Dëshiroj t’i marr revistat tuaja. Ju lutem, më tregoni se si mund t’i marr.» Zyra e degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Filipine ishte e lumtur që edhe kjo grua u shtua në listën e dërgimit me postë.