BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w93 1/5 f. 32
  • «Si një luan uluritës»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Si një luan uluritës»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
w93 1/5 f. 32

«Si një luan uluritës»

A BESON se Satanai ekziston? Sot, shumëkush nuk beson. Duket sikur e konsiderojnë «jo shkencore». Qysh prej 1911, Encyclopœdia Britannica thoshte: «Shkenca i ka shpjeguar kaq mirë proceset e natyrës së jashtme dhe të jetës së brendëshme të njeriut, sa të mos i lërë hapësirë një veprimi satanik.» Disa teologë arsyetojnë se Satanai është vetëm një simbol, një mit. The World Book Encyclopedia pohon: «Shumë teologë modernë e konsiderojnë Djallin si një simbol të forcave të së ligës, të cilësive më të këqija të natyrës njerëzore.»

Por ç’tregojnë faktet? Në qoftë se beson te Bibla, duhet të besosh që Satanai ekziston me të vërtetë. Jezui jo vetëm besoi në ekzistencën e tij, por e përcaktoi atë «princin e botës.» (Gjoni 14:30) Apostulli Pavël e quan Satanain «perëndi të këtij sistemi të gjërave.» (2. Korintasve 4:4, NW) Dhe apostulli i vjetër Gjon thotë: «E gjithë bota gjendet nën pushtetin e të ligut.»​—1. Gjonit 5:19, NW.

Në qoftë se nuk je dakort me Gjonin, kujto historinë e kohëve të fundit. Kujto skuadrat e vdekjes dhe përdorimin e torturave nga ndonjë qeveri. Kujto luftrat dhe genocidet që ka njohur brezi ynë. E çfarë mund të thuash për krimet e egra për të cilat flasin gazetat: gjakderdhje, përdhunime, vrasje në seri, abuzime seksuale tek fëmijët, duke përmendur disa prej tyre? A mund të jetë dikush tjetër përveç Satanait qeveritar i kësaj bote?

Apostulli i krishterë Pjetri paralajmëroi: «Jini vigjilentë. Kundërshtari juaj, Djalli, bredh si një luan uluritës, duke kërkuar të përpijë ndonjë.» (1. Pjetrit 5:8, NW ) Në qoftë se një luan bredh nëpër lagjen tënde, a do ta vije në diskutim nëse ekziston apo jo? Apo do të vrapoje për shpëtim?

Ji i sigurt që Satanai ekziston! Ai është i pamëshirshëm, i egër dhe më i fortë se ne. Prandaj vrapo tek Dikush më i fortë për mbrojtje. «Emri i Jehovait është një kullë e fortë. I drejti vrapon dhe atij i është dhënë mbrojtje.» (Proverbat 18:10) Strehou pranë Perëndisë Jehova dhe dije se shpejt njerëzimi do të lirohet nga ndikimi i të ligut, Satanait. Sa gëzim dhe lehtësim do të jetë atëherë!​—Zbulesa 20:1-3.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo