BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Abihaila”
  • Abihaila

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Abihaila
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Abihaila”

ABIHAILA

[ati (im) është fuqi].

1. Gruaja e Abishurit nga fisi i Judës. (1Kr 2:29) Ajo pati dy djem, Ahbanin dhe Molidin.

2. E bija e Eliabit, vëllait më të madh të Davidit. (Megjithatë, në hebraisht fjala bath [bijë] te 2 Kronikave 11:18 mund të nënkuptojë edhe «mbesë».)

Te 2 Kronikave 11:18, disa versione të Biblës lënë të kuptohet sikur Abihaila u bë gruaja e dytë e Rehoboamit. Megjithatë, teksti në hebraisht lë vend për një përkthim të ndryshëm, prandaj në shumë përkthime moderne lexohet: «Roboami mori për grua Mahalatën, bijën e Jerimotit, të birit të Davidit dhe të Abihajlës, bijës së Eliabit, birit të Isait.» (DSF; shih edhe BR, Dio, ECM.) Në lidhje me këtë, një vepër referimi thotë në një shënim te 2 Kronikave 11:18: «Lidhja nënkuptohet. Mahalata ishte e bija e Jerimotit dhe e Abihailës. Disa studiues janë të mendimit se Abihail ishte emri i një gruaje tjetër të Rehoboamit.» (Soncino Books of the Bible, nga A. Koheni, Londër, 1952) Përemrat në njëjës që përdoren në vargjet vijuese (19, 20), mbështetin idenë se në vargun 18 bëhet fjalë vetëm për një grua të Rehoboamit. Pra, ka shumë mundësi që Abihaila ishte e ëma e Mahalatës, gruas së Rehoboamit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo