BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Zerahu”
  • Zerahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Zerahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Zerahitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Zohari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jobabi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jeueli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Zerahu”

ZERAHU

[ndoshta formë e shkurtuar e emrit Zerahiah].

1. Një sheik edomit. Zerahu ishte i biri i Reuelit dhe nipi i Esaut e i Basematës, bijës së Ismaelit. (Zn 36:3, 4, 13, 17; 1Kr 1:37) Ndoshta Zerahu nr. 2.

2. I ati i Jobabit, mbretit të dytë të Edomit; ai ishte nga Bozrahu. (Zn 36:33; 1Kr 1:44) Ndoshta Zerahu nr. 1.

3. Një nga bijtë e Judës dhe të Tamarës; vëllai binjak i Perezit. (Zn 38:27-30; Mt 1:3) Zerahu ishte një nga ata që «vajtën me Jakobin në Egjipt». (Zn 46:12, 26) Pesë bijtë e tij (1Kr 2:4, 6) u shtuan dhe formuan një familje në fisin e Judës (Nu 26:20) ku me kalimin e kohës bënë pjesë njerëz si Akani (Js 7:1, 17, 18, 24; 22:20), dy nga prijësit e ushtrisë së Davidit (1Kr 27:11, 13) dhe disa banorë të Jerusalemit pas periudhës së mërgimit (1Kr 9:3, 6; Ne 11:22, 24).

4. Një nga bijtë e Simeonit prej të cilit erdhi një familje e atij fisi. (1Kr 4:24; Nu 26:12, 13) Quhet Zohar te Zanafilla 46:10 dhe Dalja 6:15.

5. Pasardhës i Gershonit, birit të Levit. (1Kr 6:16, 20, 21; krahaso Zn 46:11.) Ka mundësi që te 1 Kronikave 6:41 të bëhet fjalë për të njëjtin person.

6. Etiopas ose kushit që, gjatë mbretërimit të Asës, në vitin 967 p.e.s, i priu një ushtrie të stërmadhe me një milion luftëtarë dhe 300 karroca drejt Judës. Zerahu pësoi disfatë dhe ushtrinë e tij, që ia mbathi, e ndoqën dhe e masakruan «deri në Gerar». (2Kr 14:1, 9-15) Ideja se Zerahu mund të ketë qenë ndonjë nga sundimtarët egjiptianë ose etiopas të njohur në historinë botërore mbetet e pasigurt.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo