ZEBEDEU
[ndoshta nga rrënja e fjalës hebraike që do të thotë «jap dhunti»].
I ati i Jakovit dhe i Gjonit, apostuj të Jezuit. (Mt 4:21, 22; 10:2; 26:37; Mr 3:17; 10:35; Lu 5:10; Gjo 21:2) Në përgjithësi mendohet se Saloma ishte gruaja e Zebedeut dhe motra e Marisë, nënës së Jezuit. Kjo do të thotë se Zebedeu ishte burri i tezes së Jezuit dhe Jakovi e Gjoni ishin kushërinjtë e tij të parë.—Mt 27:56; Mr 15:40; Gjo 19:25; shih SALOMA nr. 1.
Zebedeu merrej me peshkim në detin e Galilesë dhe duket se tregtia i ecte, sepse kishte punëtorë me mëditje që punonin për të. (Mr 1:16, 19, 20) Gruaja e tij, Saloma, ishte në gjendje t’i shërbente Jezuit me gjërat e veta materiale. (Mr 15:40, 41) Megjithëse asgjë nuk tregon se Zebedeu ndoqi Krishtin, familja e tij e ndoqi lirisht.—Mt 20:20.