ZANOAHU
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «bie erë të qelbur»].
1. Qytet i Judës në Shefelah. (Js 15:20, 33, 34, 36) Një ndër qytetet që u ripopulluan pas mërgimit në Babiloni. (Ne 11:25, 30) Banorët e këtij qyteti mund të kenë qenë ata që meremetuan murin jugor të Jerusalemit dhe Portën e Luginës. (Ne 3:13) Mendohet se është Kirbet-Zanuʽ (Horvat-Zanoahu), rreth 5 km në juglindje të Beth-Shemeshit.
2. Qytet në rajonin malor të Judës. (Js 15:20, 48, 56, 57) Me sa duket, ky është Zanoahu që përmendet te 1 Kronikave 4:18, ‘ati’ i të cilit ishte Jekutieli. (Shih JEKUTIELI.) Janë orvatur ta lidhin me Kirbet-Beit-Amrën, rreth 10 km në jug-jugperëndim të Hebronit.