BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Uzi”
  • Uzi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Uzi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Edomi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Dishani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jobi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Arami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Uzi”

UZI

1. Bir i Aramit dhe stërnip i Noesë nëpërmjet Semit.​—Zn 10:22, 23; 1Kr 1:17.

2. I parëlinduri i Nahorit dhe i Milkës; nip i Abrahamit.​—Zn 22:20, 21.

3. Bir i Dishanit dhe pasardhës i horitit Seir.​—Zn 36:20, 21, 28.

[4-10: formë e shkurtuar e emrit Uziah.]

4. Bir ose pasardhës i Tolës në fisin e Isakarit. Uzi dhe disa pasardhës të tij u bënë krerë të shtëpive të të parëve.​—1Kr 7:1-3.

5. Pasardhës i Beniaminit nga Belahu. Ishte një nga krerët e familjeve në fisin e tij.​—1Kr 7:6, 7.

6. Pasardhës i Aaronit nga Eleazari në linjën e kryepriftërinjve; ndoshta stërnip i Finehasit; paraardhës i Ezdrës, shkrimtarit të një libri të Biblës.​—1Kr 6:3-6, 51; Ezd 7:1-5.

7. Beniaminit; i biri ose pasardhësi i tij jetoi në Jerusalem pas periudhës së mërgimit.​—1Kr 9:3, 7-9.

8. Mbikëqyrës i levitëve në Jerusalem disa kohë pas mërgimit; pasardhës i Asafit.​—Ne 11:22.

9. Kreu i shtëpisë atërore priftërore të Jedajahut në kohën e Jojakimit, pasuesit të kryepriftit Jeshua. (Ne 12:1, 12, 19) Ndoshta Uzi nr. 10.

10. Prift që qëndroi me Neheminë në tempull kur u përurua muri i rindërtuar i Jerusalemit. (Ne 12:27, 40-42) Mbase Uzi nr. 9.

11. Atdheu i Jobit (Jb 1:1); atje u vendos me banim Uzi, por nuk mund të thuhet me siguri nëse ai Uz ishte biri i Aramit apo biri i Nahorit. (Zn 10:22, 23; 22:20, 21) Vendndodhja e saktë nuk dihet. Me sa duket Uzi gjendej afër Edomit, çka do të bënte të mundur që më pas territori i Edomit të shtrihej edhe në Uz ose që disa edomitë të banonin më vonë në «vendin e Uzit», siç tregohet te Vajtimet 4:21. Jeremia u ngarkua t’u jepte të pinin nga kupa e zemërimit të Perëndisë ‘gjithë mbretërve të vendit të Uzit’, dhe në vargjet pranë përmenden Filistia, Edomi, Moabi dhe Amoni. (Jr 25:15, 17, 20, 21) Atdheu i Jobit ishte i pambrojtur prej sulmeve të sabeatitëve (nga jugu) dhe të kaldeasve (nga lindja). (Jb 1:15, 17) Nga të gjithë këta faktorë së bashku, duket se Uzi ndodhej në lindje të Tokës së Premtuar dhe afër Edomit, diku në Arabinë Veriore.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo