BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Timnahu”
  • Timnahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Timnahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Timniti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beth-Shemeshi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Enaimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Manoahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Timnahu”

TIMNAHU

1. Vend në kufirin e Judës dhe të Danit. (Js 15:1, 10; 19:40-43) Disa mendojnë se vendndodhja është Kirbet-Tibnahu, rreth 6 km në perëndim të Beth-Shemeshit. Edhe pse emri i këtij vendi ngjan disi me emrin e lashtë, aty nuk janë zbuluar mbetje arkeologjike që datojnë para epokës romake. Shumë përkrahin idenë se ndodhej në Tell-el-Batashi (Tel-Batash), afro 7 km në perëndim-veriperëndim të Beth-Shemeshit, në anën jugore të luginës së përroit të Sorekut.

Samsoni zgjodhi për grua një filistine nga Timnahu kur «po kërkonte shkas kundër filistinëve», që në atë kohë sundonin mbi Izraelin. Rrugës për në qytet, në vreshtat e Timnahut, vrau një luan pa pasur asgjë në dorë. (Gjy 14:​1-6) Në kohën e mbretit Akaz, filistinët pushtuan Timnahun me fshatrat e tij.​—2Kr 28:16-19.

2. Qytet në rajonin malor të Judës. Studiuesit e lidhin këtë Timnah me Kirbet-et-Tabanën (Horvat-Tibnahun), rreth 3 km në veriperëndim të Gibeahut (El Jabʽën). (Js 15:​20, 48, 57) Me sa duket, afër këtij Timnahu Juda kishte vendosur të qethte dhentë dhe në Enaim (që ishte rrugës për në Timnah) pati marrëdhënie me Tamarën, ngaqë e mori për prostitutë.​—Zn 38:12-18.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo