TIBNI
Pretendent për fronin e mbretërisë dhjetëfisëshe të Izraelit pas shtatë ditëve të mbretërimit të Zimrit, mbretit të 5-të të Izraelit, rreth vitit 951 p.e.s. Populli ishte i përçarë se kush duhej të ishte mbret, Tibni apo Omri. Katër vjet më vonë, kohë gjatë së cilës mendohet se shpërtheu lufta civile, çështja u zgjidh përfundimisht; Tibni u mund nga mbështetësit e Omrit dhe gjeti vdekjen. Ai ishte bir i Ginatit.—1Mb 16:15, 21-23.