BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Thomai”
  • Thomai

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Thomai
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Jezui i ringjallur u shfaqet shumë vetave
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Shfaqje të tjera
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Në një dhomë të kyçur
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Thomai”

THOMAI

[nga aram., që do të thotë «binjak»].

Ky apostull i Jezu Krishtit quhej «Binjaku». (Mt 10:3; Mr 3:18; Lu 6:15; Gjo 11:16) Duket se Thomai tregohej disi i rrëmbyer kur shfaqte ndjenjat ose shprehte dyshimet. Megjithatë, pasi i hiqte dyshimet, nuk ngurronte ta shfaqte bindjen e tij.

Kur Jezui vendosi të kthehej në Jude që të ringjallte Lazarin, Thomai tha: «Ejani të shkojmë edhe ne, që të vdesim me të.» (Gjo 11:16) Përderisa pak më parë judenjtë ishin përpjekur ta vrisnin Jezuin me gurë (Gjo 11:7, 8), Thomai mund të ketë menduar se kështu po i inkurajonte dishepujt e tjerë të shkonin me Jezuin, sado që rrezikonin të vdisnin me Lazarin ose Jezuin.

Në rastin kur Jezui u tha apostujve se po shkonte t’u përgatiste një vend, Thomai u tregua dyshues duke thënë: «Zotëri, ne nuk e dimë se ku po shkon. E si e ditkemi udhën?!» (Gjo 14:2-6) Po ashtu, pasi dëgjoi se Jezui ishte ringjallur, Thomai tha: «Po të mos shoh shenjat e gozhdëve në duart e tij, të vë gishtin në shenjën e gozhdëve e të vë dorën në ijë, nuk besoj.» Tetë ditë më vonë, Thomait iu dha rasti ta bënte këtë kur Jezui iu shfaq sërish dishepujve. Nuk saktësohet nëse ai i preku vërtet plagët e Jezuit. Megjithatë, u bind dhe thirri: «Zotëria im dhe Perëndia im!» Atëherë Krishti e qortoi me butësi dhe i tha: «Lum ata që nuk shohin, e prapëseprapë besojnë!»​—Gjo 20:24-29.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo