BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Terahu”
  • Terahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Terahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Nahori
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Harani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abrahami—Një mik i Perëndisë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Abrahami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Terahu”

TERAHU

[ndoshta nga gjuha babilonase që do të thotë «dhi e egër»].

1. Babai i Abrahamit, brezi i tetë duke u nisur nga Semi. (Lu 3:34; Zn 11:10-24; 1Kr 1:24-26) Nëpërmjet bijve të tij, Abrahamit, Nahorit dhe Haranit, Terahu u bë paraardhësi i shumë fiseve. (Zn 11:27; 22:20-24; 25:1-4, 13-15; 1Kr 1:28-42; 2:1, 2) Terahu filloi të kishte fëmijë në moshën 70-vjeçare. Abrahami përmendet i pari, jo sepse është djali i parëlindur i Terahut, por sepse ai u bë më i njohuri nga bijtë e tij. Kur Terahu vdiq në moshën 205-vjeçare, Abrahami ishte vetëm 75 vjeç, pra, Terahu duhet të ketë qenë 130 vjeç kur lindi Abrahami. (Zn 11:26, 32; 12:4) Sara ishte gjysmëmotra e Abrahamit, ka shumë të ngjarë vajza e Terahut nga një grua tjetër. (Zn 20:12) Ka mundësi që i parëlinduri i Terahut të ketë qenë Harani, vajza e të cilit ishte mjaft e rritur sa të martohej me Nahorin, djalin tjetër të Terahut.​—Zn 11:29.

Terahu jetoi në Ur të Kaldesë, ku u rritën fëmijët e tij. (Zn 11:28) Sipas Josiut 24:2, Terahu dikur nuk adhuronte Jehovain, por perëndi të tjera, ndoshta perëndinë-hënë Sin, që ishte hyjnia e parapëlqyer në Ur. Megjithatë, kur Jehovai i kërkoi Abrahamit të ikte nga Uri, Terahu si kreu i familjes, shkoi bashkë me të në Haran, ku jetuan të gjithë deri pas vdekjes së tij rreth vitit 1943 p.e.s.​—Zn 11:31, 32; Ve 7:2-4.

2. Një nga vendet ku Izraeli ngriti kampin gjatë kohës që endej nëpër shkretëtirë; vendndodhja e tij nuk dihet.​—Nu 33:27, 28.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo