TELAMI
Dymbëdhjetë dorëshkrime të Septuagintës greke tregojnë se Tela(m)i ishte në kufirin e territorit ku banonin geshuritët, girzitët dhe amalekitët në kohën e Davidit. (1Sa 27:8) Kjo duket se e lidh Telamin me Telaimin, që përmendet te 1 Samuelit 15:4, dhe me Telemin në viset jugore të Judës. (Js 15:21, 24) Te 1 Samuelit 27:8, në tekstin hebraik masoretik lexojmë «nga shumë kohë më parë» që në hebraisht ndryshon nga shprehja «nga Telami» vetëm me dy bashkëtingëllore.