BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Tapuahu”
  • Tapuahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tapuahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • En-Tapuahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beth-Tapuahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Hebroni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pushtimi i tokës së premtuar nga Izraeli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Tapuahu”

TAPUAHU

[mollë].

1. Një nga katër bijtë e Hebronit dhe pasardhës i Kalebit. (1Kr 2:42, 43) Disa shtrojnë hipotezën se emri i tij lidhet me Beth-Tapuahun, një qytet afër Hebronit.​—Shih BETH-TAPUAHU.

2. Qytet në rajonin e Shefelahut që iu dha fisit të Judës. (Js 15:20, 33, 34) Pra, nuk duhet ngatërruar me Beth-Tapuahun në zonën e Hebronit. Për momentin mendohet se vendndodhja është Horvat-Bet-Natifi, rrënoja brenda fshatit të braktisur të Beit-Natifit, rreth 20 km në perëndim të Betlehemit.

3. Qytet në kufirin mes Efraimit dhe Manaseut. (Js 16:8) Zona përqark, «vendi i Tapuahut», i ra me short Manaseut, kurse qyteti iu dha Efraimit. (Js 17:8, Dio) Me sa duket, En-Tapuah (Js 17:7) quhej një krua aty pranë (heb., ʽÁjin, ose En kur përdoret si parashtesë, që do të thotë «burim [krua]») e mund të ketë qenë edhe një emër më i plotë i qytetit të Tapuahut.

«Mbreti i Tapuahut» përmendet ndër sundimtarët që shpartalloi Josiu gjatë pushtimit të Kanaanit (Js 12:17), dhe ky ‘Tapuah’ ka të ngjarë të ishte qyteti efraimit. Tapuahu i Efraimit mendohet se ndodhej në Tell-Sheik-Abu-Zarad (Tel-ʼAbu-Zarad), rreth 13 km në jug-jugperëndim të Sikemit dhe pak më poshtë qytetit të Jasufit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo