BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Tanaku”
  • Tanaku

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tanaku
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Manaseu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • En-Dori
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lugina e përroit të Kishonit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Megidoja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Tanaku”

TANAKU

Qytet-enklavë i Manaseut në territorin e Isakarit (Js 17:11; 1Kr 7:29) që iu caktua levitëve kehathitë. (Js 21:20, 25) Me Josiun në krye, izraelitët mundën mbretin e Tanakut. (Js 12:7, 21) Mirëpo manasitët nuk arritën t’i dëbonin kananitët nga ky qytet dhe disa qytete të tjera. Megjithatë, Izraeli i vuri në punë të detyruar. (Gjy 1:27, 28) Në kohën e gjykatësit Barak, forcat ushtarake të Jabinit, mbretit të Hazorit, të udhëhequra nga kryekomandanti Sisera, u mundën në Tanak. (Gjy 5:19) Gjatë mbretërimit të Solomonit, qyteti ndodhej në krahinën që i ishte caktuar Baanait, një prej 12 nëpunësve të ngarkuar për t’i siguruar ushqim familjes mbretërore. (1Mb 4:7, 12) Dëshmitë arkeologjike nga Tanaku dhe relievi në një mur të tempullit të Karnakit tregojnë se qytetin e mori faraoni Shishak kur mësyu Palestinën në vitin e pestë të mbretërimit të Rehoboamit, birit dhe pasuesit të Solomonit.​—2Kr 12:2-4.

Tanaku mendohet se është Tell-Taʽnaku, rreth 8 km në jug-juglindje të Megidos dhe në skajin jugor të rrafshinës së Jezreelit (ʽEmek-Jizreʽelit). Zinte pozicion të rëndësishëm në të paktën dy rrugë tregtare, njëra që të çonte në rrafshinën e Akos dhe tjetra në rrafshinën e Sharonit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo