BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Beqaria”
  • Beqaria

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Beqaria
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • «Le t’i bëjë vend»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Beqaria: Derë për një aktivitet të përqendruar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Përfito plotësisht nga beqaria
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Beqaria”

BEQARIA

Të qenët i pamartuar. Në fillim, pasi krijoi burrin, Adamin, «Perëndia Jehova tha: ‘Nuk është mirë që njeriu të rrijë vetëm. Do t’i bëj një ndihmës, si një plotësim për të.’» (Zn 2:18, 21-24) Që atëherë, martesa u bë mënyra normale e jetesës dhe përjashtimet ishin të rralla e për arsye të veçanta.​—Shih MARTESA.

Një rast i tillë i veçantë ishte Jeremia. Perëndia e kishte urdhëruar të mbetej beqar e të mos bënte fëmijë, pasi kombin e pritnin rrethana tejet të vështira dhe fëmijët do t’i vriste pa mëshirë një pushtues mizor. (Jr 16:1-4) Vajza e Jefteut ishte një përjashtim tjetër. Nga respekti për betimin që kishte bërë i ati, ajo qëndroi vullnetarisht beqare dhe shërbeu në kohë të plotë në shtëpinë e Jehovait.​—Gjy 11:34-40.

Apostulli Pavël përmendi dobitë e beqarisë, por vetëm nëse dikush nuk ishte nën presion të skajshëm, pra ‘nuk digjej nga pasioni’ e, si rrjedhojë, rrezikonte të kryente kurvëri. Të jesh beqar është «më mirë», sepse të lejon t’i shërbesh Perëndisë «pa shpërqendrim». (1Ko 7:1, 2, 8, 9, 29-38; 9:5) Nuk dihet nëse katër vajzat e ungjillëzuesit Filip u martuan më vonë, por, kur shkroi tregimin e tij, Luka tha se ishin «virgjëresha» që profetizonin.​—Ve 21:8, 9.

Ashtu si Jeremia, edhe Krishti Jezu nuk u martua. Kur diskutoi me dishepujt e tij nëse ishte më mirë beqaria apo martesa, Jezui tha: «Jo të gjithë njerëzit u bëjnë vend këtyre fjalëve, por vetëm ata që kanë dhuratën . . .  dhe ka nga ata që janë bërë vetë eunukë, për hir të mbretërisë së qiejve. Kush mund ta pranojë këtë, le ta pranojë.»​—Mt 19:10-12.

Prandaj, beqaria është një dhuratë dhe, atij që e zotëron, i ofron si përparësi kryesore lirinë. Në këtë rast, Jezui përdori një gjuhë të figurshme. Njerëzit ‘e pranojnë atë’ jo duke u tredhur në kuptimin e vërtetë, por në zemrat e tyre, pra, duke vendosur vullnetarisht të rrinë të pamartuar, qoftë për tërë jetën, qoftë për një kohë më të kufizuar, dhe qëndrojnë në këtë gjendje duke ushtruar vetëkontroll.

Sidoqoftë, doktrina dhe zakoni i beqarisë së detyruar që praktikojnë disa sekte fetare, nuk kanë bazë biblike. Përkundrazi, është shkruar: «Në të ardhmen do të ketë periudha kur disa do të bien nga besimi . . . [e do të] ndalojnë martesën.» (1Ti 4:1-3) Është për t’u vërejtur se shumë ose pjesa më e madhe e apostujve ishin të martuar. (1Ko 9:5) Ata që kanë dhuratën e beqarisë rrinë të pamartuar jo domosdoshmërisht sepse kanë bërë betimin e beqarisë, por sepse kanë dëshirën dhe mundësinë për t’iu kushtuar si beqarë shërbimit të Perëndisë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo