BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Shushani”
  • Shushani

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shushani
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Suza
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Perandoria Medo-Perse
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Persia, persët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Shushani”

SHUSHANI

Qytet i lashtë, rrënojat e të cilit shtrihen mes lumenjve Karkeh dhe Ab-i-Diz, në bregun lindor të lumit Shaʽur, rreth 350 km në lindje të Babilonisë. Në atë vend gjenden katër pirgje kryesore. Fshati i sotëm i Shushit shtrihet rrëzë shpateve të akropolit, që është pirgu më i rëndësishëm. Shushani ose pjesa e fortifikuar e qytetit, ‘kështjella e Shushanit’, ishte vendngjarja e një prej vegimeve të profetit Daniel (Dn 8:2); atje u zhvilluan edhe ngjarjet e librit të Esterës (Es 1:2, 5, 6; 2:3, 5, 8, 21; 3:2, 15; 8:14; 9:12-15); atje Nehemia shërbeu si kupëmbajtës gjatë mbretërimit të Artakserksit (Artakserks Dorëgjatit, birit të Kserksit I).​—Ne 1:1; 2:1; shih KËSHTJELLA; ELAMI nr. 1; PERSIA, PERSËT (Kryeqytetet e Persisë).

Ka prova se Shushani (i quajtur edhe Suza; Ezd 4:9) ishte kryeqyteti i Elamit të lashtë. Në shekullin e shtatë p.e.s., mbreti Asenapar (Ashurbanipal) i Asirisë e pushtoi Shushanin dhe i shpërnguli në Samari banorët e qytetit. (Ezd 4:9, 10) Nën sundimin pers, Shushani ishte qytet mbretëror. Në shekullin e katërt p.e.s., Shushani u dorëzua para Aleksandrit të Madh dhe së fundi lavdia e atij qyteti perëndoi. Sot në atë vend ka mbetur veç një pirg rrënojash.

Arkeologët kanë nxjerrë në dritë rrënojat e një pallati, që mendohet se nisi ta ndërtonte mbreti pers Dari I dhe e përfundoi i biri, Kserksi I (që besohet se ishte Asueri, i shoqi i Esterës). Panelet me tulla të lustruara ngjyra-ngjyra dhe kapitelet e gurta krijojnë njëfarë ideje për lavdinë e tij të dikurshme. Në një mbishkrim të Darit I që flet për ngritjen e pallatit, lexojmë: «Ky është pallati hadish që ndërtova në Suzë. Nga larg erdhën zbukurimet e tij. U rrëmua toka thellë, gjersa arrita themelet e shkëmbit. Si mbaruan gërmimet, u bë mbushja me zhavorr, njëra pjesë tetëmbëdhjetë metra e thellë, tjetra nëntë metra. Mbi atë zhavorr, unë ndërtova një pallat. U gërmua dheu, u ngjesh zhavorri, u derdhën në kallëp tullat prej balte; këtë bënë babilonasit. Druri i cedrit u soll nga një mal i quajtur Liban; asirianët e sollën në Babiloni, karienët dhe jonët e sollën nga Babilonia në Suzë. Druri i tikut erdhi nga Gandara dhe nga Karmania. Floriri që u përdor këtu erdhi nga Sarda dhe nga Baktria. Gurët e çmuar, pra lazuriti dhe kornidoni, u sollën nga Sogdiana. Bruzi u soll nga Korasmia. Argjendi dhe bakri u sollën nga Egjipti. Zbukurimet që stolisën muret erdhën nga Jonia. Fildishi erdhi nga Etiopia, nga India dhe nga Arakozia. Shtyllat e gurta erdhën nga një vend në Elam i quajtur Abiradush. Artizanët që punonin gurin ishin jonë dhe sardë. Arpunuesit që rrihnin arin ishin medë dhe egjiptianë. Ata që bënin mozaikët ishin sardë dhe egjiptianë. Ata që bënin tullat e pjekura (me figura) ishin babilonas. Burrat që stolisën muret ishin medë dhe egjiptianë. Këtu në Suzë u porosit një vepër e shkëlqyer; ajo doli vërtet e shkëlqyer.»​—History of the Persian Empire, nga A. T. Olmstedi, 1948, f. 168; shih ARKEOLOGJIA (Persia).

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo