SHUAHU
Bir i Abrahamit dhe i gruas së tij dytësore, Keturës; përmendet i gjashti dhe i fundit nga bijtë e tyre. (1Kr 1:32) Abrahami i dha dhurata Shuahut e pesë vëllezërve të tij, pastaj i largoi nga familja e vet dhe i nisi drejt lindjes. (Zn 25:1, 2, 5, 6) Disa mendojnë se pasardhësit e Shuahut, shuahitët, jetonin përgjatë Eufratit, mes dy degëve të tij Balik dhe Kabur. I vetmi shuahit që përmendet me emër në Bibël është Bildadi, një nga shokët e Jobit.—Jb 2:11.