SHOMERI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «ruaj»].
1. Pasardhës i Asherit; katër bijtë e tij ishin prijës dhe krerë familjesh. Quhet edhe Shemer.—1Kr 7:30, 32, 34, 40.
2. Jehozabadi, një nga vrasësit e Jehoasit, mbretit të Judës, paraqitet si bir i Shomerit dhe «i Shimritës, moabites». (2Mb 12:21; 2Kr 24:26) Në hebraisht, emri Shomer është në trajtën mashkullore, kurse Shimrita, në trajtën femërore. Disa mendojnë se Shomeri ishte i ati i Jehozabadit, kurse Shimrita e ëma. Megjithatë, Shomeri mund të ketë qenë i ati i Shimritës. Nëse është kështu, Jehozabadi ishte nipi i Shomerit, meqenëse fjala ‘bir’ shpesh do të thotë pasardhës.