BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Shilohu” nr. 1 ¶1-nr. 2 ¶5
  • Shilohu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shilohu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Lebonahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shilonitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ji i guximshëm si Jeremia
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • Kultivoni bindjen ndërsa afrohet fundi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Shilohu” nr. 1 ¶1-nr. 2 ¶5

SHILOHU

[ai e të cilit është; ai të cilit i përket].

1. Kur shpalli një bekim për Judën, patriarku Jakob tha në shtratin e vdekjes: «Skeptri nuk do të largohet nga Juda, as shkopi i komandantit nga këmbët e tij, derisa të vijë Shilohu, dhe këtij do t’i binden popujt.» (Zn 49:10) Duke filluar me sundimin e judeut David, fuqia për të komanduar (shkopi i komandantit) dhe sovraniteti mbretëror (skeptri) i përkitnin fisit të Judës. Kjo do të vazhdonte derisa të vinte Shilohu, që tregon se linja mbretërore e Judës do të përfundonte me Shilohun si trashëgimtari i përhershëm. Po ashtu, para se të përmbysej mbretëria e Judës, Jehovai i bëri të ditur mbretit të fundit të Judës, Zedekisë, se pushteti mbretëror do t’i jepej atij që kishte të drejtën ligjore. (Ezk 21:26, 27) Ky duhej të ishte Shilohu, pasi emri «Shiloh» mendohet se do të thotë «ai e të cilit është; ai të cilit i përket».

Në shekujt pasues, i vetmi pasardhës i Davidit që iu premtua se do të sundonte si mbret, ishte Jezu Krishti. Para lindjes së Jezuit, engjëlli Gabriel i tha Marisë: «Perëndia Jehova do t’i japë fronin e Davidit, të atit, ai do të mbretërojë përgjithmonë në shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s’do të ketë fund.» (Lu 1:32, 33) Pra, Shilohu duhet të jetë Jezu Krishti, «Luani që është nga fisi i Judës».​—Zb 5:5; krahaso Is 11:10; Ro 15:12.

Ja ç’thotë një vepër referimi për pikëpamjen e lashtë judaike rreth Zanafillës 49:10: «Të gjitha burimet e lashta judaike e lidhnin këtë profeci me Mesinë. Kështu, Targumi i Onkelosit thotë ‘derisa të vijë Mesia, të cilit i takon mbretëria’; Targumi i Jerusalemit, ‘deri në kohën kur të vijë mbreti Mesia, të cilit i takon mbretëria’. . . . Talmudi babilonas (‘Sanhedrim’, kap. II. f. 982) thotë: ‘Cili është emri i Mesisë? Emri i tij është Shiloh, pasi është shkruar: derisa të vijë Shilohu.’»​—Commentary, nga F. K. Kuku, f. 233.

2. Qytet që ndodhej në territorin e Efraimit, «në veri të Bethelit, në lindje të rrugës kryesore që ngjitet nga Betheli në Sikem dhe në jug të Lebonahut». (Gjy 21:19) Kirbet-Seiluni (Shillo), rreth 15 km në veri-verilindje të Bethelit, është vendndodhja e mundshme e Shilohut dhe përkon me përshkrimin biblik. Ky vend gjendet lart në një kodër dhe, përveç një lugine në jugperëndim, rrethohet nga kodra më të larta.

Pasi u ngrit tabernakulli në Shiloh (Js 18:1), ndarja e vendit mes izraelitëve përfundoi prej andej. (Js 18:1–21:42) Si u nda vendi, fiset në lindje të Jordanit ngritën një altar pranë lumit. Fiset e tjera e panë këtë si veprim apostat, prandaj u mblodhën në Shiloh që të luftonin kundër tyre. Megjithatë, kur u shpjeguan se altari ishte ndërtuar si dëshmi e besnikërisë ndaj Jehovait, mbetën në paqe.​—Js 22:10-34.

Kohë më vonë, 12.000 luftëtarë trima izraelitë ndëshkuan banorët e Jabesh-Galaadit ngaqë nuk morën pjesë në luftën kundër beniaminitëve. Megjithatë, çuan në Shiloh 400 virgjëresha të Jabesh-Galaadit dhe më pas ua dhanë për gra beniaminitëve. Veç kësaj, beniaminitët u udhëzuan të merrnin për gra disa nga bijat e Shilohut, duke i rrëmbyer ndërsa ato hidhnin valle në festën e përvitshme që bëhej në Shiloh për nder të Jehovait.​—Gjy 21:8-23.

Gjatë pjesës më të madhe të periudhës për të cilën flet libri i Gjykatësve, në mos gjatë gjithë asaj periudhe, tabernakulli mbeti në Shiloh. (Gjy 18:31; 1Sa 1:3, 9, 24; 2:14; 3:21; 1Mb 2:27) Pak para se të vdiste kryeprifti Eli, ndërsa po luftonin kundër filistinëve, izraelitët e hoqën Arkën nga tabernakulli dhe e çuan në fushën e betejës, të sigurt se prania e saj do t’u sillte fitoren. Mirëpo Jehovai lejoi që filistinët ta merrnin Arkën. Përderisa nuk u kthye kurrë më në Shiloh, kjo tregonte se Jehovai e kishte braktisur Shilohun, pasi Arka përfaqësonte praninë e tij. (1Sa 4:2-11) Psalmisti e përmendi braktisjen e Shilohut (Ps 78:60, 61; krahaso 1Sa 4:21, 22) dhe në profecinë e Jeremisë u përdor për të ilustruar çfarë do t’i bënte Jehovai tempullit në Jerusalem.​—Jr 7:12, 14; 26:6, 9.

Në shekullin e 10-të p.e.s., në Shiloh jetoi profeti Akijah. (1Mb 12:15; 14:2, 4) Pas vrasjes së Gedaliahut, në vitin 607 p.e.s., disa burra nga Shilohu (ose nga qyteti, ose nga ai rajon) shkuan në Jerusalem për të paraqitur flijime.​—Jr 41:5.

[Figura në botimin e shtypur]

Shilohu; shkretimin e tij Jeremia e përdori si një shembull të gjallë

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo